Nė fund tė fundit, ti ke luftėrat e tua personale me tė cilat duhet tė merresh: tė provosh tu shpjegosh mėsuesve tė ashpėr pse falesh, diskriminimin ndaj mbulesės (hixhabit), tė ngrihesh nė klasė kur profesori sulmon Islamin, tė merresh vesh me prindėrit tė cilėt mendojnė se je ēmendur pėr shkak se po e rrit mjekrėn, apo tė gjitha vėshtirėsitė e tjera me tė cilat ballafaqohet njė numėr i tė rinjve tė cilėt janė praktikues tė Islamit ?
Mirėsjellja e Islamit
Pse duhet qė ti, njė i ri mysliman, tė ndihmosh pėr tė sjellė njerėzit mė afėr Allahut?
Nė fund tė fundit, ti ke luftėrat e tua personale me tė cilat duhet tė merresh: tė provosh tu shpjegosh mėsuesve tė ashpėr pse falesh, diskriminimin ndaj mbulesės (hixhabit), tė ngrihesh nė klasė kur profesori sulmon Islamin, tė merresh vesh me prindėrit tė cilėt mendojnė se je ēmendur pėr shkak se po e rrit mjekrėn, apo tė gjitha vėshtirėsitė e tjera me tė cilat ballafaqohet njė numėr i tė rinjve tė cilėt janė praktikues tė Islamit ?
Islami kurrė nuk ka qenė i destinuar tė bėhet njė besim individual, i rezervuar pėr disa tė zgjedhur. Myslimanėt e kanė pėr detyrė tė shpėrndajnė fenė, dhe rinia e cila e praktikon Islamin, qofshin fillestarė, aktivistė ose udhėheqės duhet tė luajnė njė rol vendimtar.
Allahu i ka vendosur ata nė njė pozitė nė tė cilėn ndoshta askush tjetėr nuk ėshtė, ata kanė mjete dhe mėnyra pėr tė komunikuar me shokėt e tyre, ata kanė njė kuptim tė asaj nėpėr ēfarė janė duke kaluar plus ata kanė udhėzimin e Islamit.
Ai qė ėshtė shoku yt i fėmijėrisė, i cili kalon tė Premtet mė tepėr nė ēarshi se sa nė Xhami, apo shoku yt i klasės i cili ėshtė mysliman me emėr dhe din vetėm se myslimanėt nuk e hanė mishin e derrit kė do tė dėgjojė: Imamin e mirė tė Xhamisė qė do tė tmerrohet kur sheh mėnyrėn se si ata vishen dhe flasin apo ty qė je rritur me ta, ke bėrė shaka me ta, apo i sheh ata ēdo ditė nė shkollė?
Pėrgjigja ėshtė e qartė: ty.
Mos u frikėso. Kėtu janė disa kėshilla dhe informata tė cilat mund tju ndihmojnė nga myslimanėt e tjerė, shumė prej tė cilėve kanė kaluar nėpėr to dhe i kanė praktikuar:
Kėshilla 1: Bėje qėllimin tėnd tė sinqertė
Gjithė punėn ne duhet tė pėrpiqemi ta bėjmė pėr hir tė Allahut. Kjo pėrfshin obligimin e afrimit tė dikujt tek Allahu. Sigurisht kjo nėnkupton se nuk duhet tė lidhet me arrogancė, duke menduar se ti je mėsuesi dhe gjithė tė tjerėt duhet tė ndihen me fat se ti ke filluar njė fushatė pėr ti shpėtuar ata. Shpėtimi vjen nga Allahu. Bėj lutje dhe pėrpjekje tė sinqerta dhe kujto se Allahu mundet gjithashtu tė tė largojė nga rruga e drejtė nėse Ai dėshiron (kėrkojmė mbrojtje tek Allahu prej saj).
Kėshilla 2: Praktiko atė ēka ligjėron
Mospraktikimi i asaj ēka flet ėshtė gabim dhe do tė humbėsh besimin e ēdokujt, i ri apo i vjetėr, sapo ata tė tė zbulojnė. Mos e bėj atė.
Kėshilla 3: Pėrdor Kuranin dhe Siren (jetėshkrimin e tė Dėrguarit paqja qoftė mbi tė) si udhėrrėfyes tė davetit
Lexo dhe kupto ato kaptina tė Kuranit tė cilat flasin se si tė Dėrguarit e prezantonin mesazhin te popujt e tyre. Lexoje Siren (nga disa libra tė mira tė sires) qė tė shohėsh pikėrisht se si i Dėrguari Muhammed, paqja dhe bekimet qofshin mbi tė, solli Islamin tek aq shumė njerėz tė ndryshėm, pėrfshirė edhe tė rinjtė.
Po ashtu, bisedo me punonjėsit e daves, dhe kėrko manualet tė cilat mund ti kenė shkruar ata, sikur libri i Jahja Emerik Si tju tregojmė tė tjerėve pėr Islamin.
Kėshilla 4: Fol me njerėzit sikur vėrtetė nuk i njeh ata
Mos pandeh se e njeh dikė vetėm duke shikuar nė tė. Ti nuk mund ta dish se vajza myslimane e cila ecėn nėpėr korridoret e shkollės sikur tė ishte nė njė shfaqje mode nuk ėshtė dikush me tė cilėn mund tė flasėsh pėr Allahun sepse ajo duket sikur snob. Apo qė djali mysliman tė cilin kurrė nuk e ke parė nė xhuma nė universitetin tėnd ėshtė njė mysliman i keq. Realisht ndoshta ai kurrė nuk e ka mėsuar Islamin dhe nuk ka asnjė ide se ēfarė rėndėsie ka nė Islam falja e tė premtes, veēanėrisht pėr burrat myslimanė.
Kėshilla 5: Buzėqesh
A e ke ditur se i Dėrguari ka qenė bujar nė buzėqeshje? Por shumė myslimanė praktikues duken sikur kanė fytyrat e tyre tė pėrmbysura siē tha njė herė njė ligjėrues vetullngrysur dhe serioz.
Tė buzėqeshėsh, tė jesh i sjellshėm dhe i kėndshėm janė pjesė tė zakoneve tė tė Dėrguarit, tė cilat duhet ti pėrdorim nė jetėt tona tė pėrditshme. Nėse dėshirojmė ti afrojmė tė tjerėt nė Islam, duhet tė bėhemi vetė tė afrueshėm. Buzėqeshja ėshtė ēelėsi i kėsaj.
Por vėrejmė se tė jesh i afėrt nuk nėnkupton tė jesh flirtues me gjininė tjetėr. Ka disa rregulla islame tė cilat duhet respektuar se si burrat dhe gratė duhet tė sillen me njėri-tjetrin. Daveti nuk ėshtė justifikim qė tė kesh biseda tė gjata dhe personale dhe takime pėr shembull me gjininė tjetėr. Organizo njė sistem ku dikush qė shpreh interesim pėr Islamin ėshtė duke iu referuar dikujt prej gjinisė sė njėjtė.
Kėshilla 6: Merr iniciativėn dhe shoqėrohu me ta
Ndėrmerr hapin e parė dhe fto dikė me tė cilin mund tė kesh folur disa herė qė tė uleni nė drekė sė bashku, pėr tė shikuar njė ndeshje sporti apo ftoji ata pėr iftar nė Ramazan. Gjithashtu, ndani vėshtirėsitė, brengat dhe mėrzitjet. Ndihmoji me detyrat e shtėpisė, bėju krah pėr tė qarė kur e godet depresioni, apo thjesht kur shoku yt ėshtė i mėrzitur, diskuto problemet e zakonshme dhe MBAJI SEKRETET E TYRE. Ekzistojnė disa gjėra qė e bezdisin si vjedhja dhe goditja pas shpine. Por njė shėnim i rėndėsishėm: nėse problemi ėshtė i natyrės serioze, (p.sh. shoku juaj po mendon tė bėjė vetėvrasje apo ėshtė duke marrė drogė) njofto dhe konsulto menjėherė njė tė rritur.
Kėshilla 7: Tregoju atyre se Islami ėshtė i pėrshtatshėm sot, pėr kėtė vend dhe pėr kėtė kohė
Tė rinjtė mund tė mendojnė se Islami ėshtė i dalė mode dhe nuk pėrshtatet me kohėn moderne. Vėrtetoje se kjo ėshtė e gabuar. Tregoji se Islami ėshtė vėrtetė lidhje me Allahun, gjė qė ēdo qenie njerėzore mund ta praktikojė, nė ēdo vend, nė ēdo kohė. Allahu ėshtė gjithmonė mė afėr jush se sa damari i qafės dhe Ai dėgjon dhe di ēdo gjė. Inkurajoi shokėt qė tė kėrkojnė ndihmėn e Allahut gjatė testeve, provimeve, dhe nė zgjidhjen e problemeve tė shtėpisė me prindėrit dhe vėllezėrit e motrat. Gjithashtu pėrmend se si Islami lidhet me adoleshentėt: Islami tė jep fokus dhe kuptim se kush je dhe ku je duke shkuar, gjė qė nuk e bėn pjesa mė e madhe e kulturės rinore .
Kėshilla 8: Pėrfshiji edhe ata nė punėn vullnetare me ty
Nėse je i pėrfshirė nė bashkėsi, merre shokun tė tė ndihmojė. Kėrko nga ata tė bėjnė njė fletushkė pėr njė ngjarje tė grupit tuaj tė tė rinjve apo ide pėr rreth aktiviteteve qė do tė mbahen kėtė vit shkollor. Kjo pėrfshirje iu mundėson atyre tė ndihen pjesė e bashkėsisė myslimane dhe e thellon shoqėrinė tuaj, pasi qė tani ju jeni duke punuar bashkė nė diēka tė dobishme pėr tė dy. Sigurohu qė ti falėnderosh ata pėr kontributin e tyre.
Kėshilla 9: Pyeti ata 4 pyetje kryesore
Pėrderisa shoqėrimi juaj rritet, do ti pėrcaktosh pikat ku bisedat tuaja mund tė bėhen mė serioze. Mund tė diskutoni, p.sh. synimet dhe planet pėr tė ardhmen. Rekomandohen katėr pyetje pėr tiu drejtuar atyre qė mund ti orientojnė temat pėr tek Allahu dhe Islami:
a. Ku jam duke shkuar nė jetė dhe ēfarė do tė mė bėnte vėrtetė tė lumtur thellė nė shpirt?
b. Ēfarė besoj unė?
c. Kujt duhet ti jem mirėnjohės?
d. A kam mbėrritur kėtu ku jam sot pa ndihmėn e dikujt?
Kėshilla 10: Thekso faljen e pesė kohėve nė ditė para ēdo aspekti tjetėr tė Islamit
Lidhja e njė njeriu me Allahun, nė baza ditore, ėshtė pėrmes faljes pesė herė nė ditė. Mos thekso ndonjė aspekt tjetėr tė Islamit derisa shoku juaj fillon tė bėjė pėrpjekje tė vėrteta pėr tu falur pesė herė nė ditė. Thekso lidhjen e drejtpėrdrejtė qė dikush mund tė ketė me Allahun nė namaz. Nėse ata ballafaqohen me njė problem, thuaju tė falen, dhe tė kėrkojnė ndihmėn e Allahut nė Namaz dhe jashtė tij. Kur ka mundėsi, provo qė tė faleni bashkė gjatė shoqėrimit tuaj. Nėse shoku juaj fillon tė falet, qė ėshtė hapi i parė pėr tek aspektet e tjera tė Islamit si lėnia e mallkimeve, trajtimi i prindėrve me respekt apo veshja nė mėnyrė islame.
Kėshilla 11: Ndihmo rrėnjosjen e besimit tek tė rriturit
Tė rriturit, konsiderohen si idiotė tė paaftė nga kultura rinore. Detyra jote si njė i ri mysliman ėshtė tė ndihmosh kthimin e tablosė nė kėtė besim fals dhe jo Islam. E gjitha ēfarė duhet tė bėsh ėshtė kjo: kur njė i rritur mysliman bėn diēka tė mirė (p.sh. shpėton jetėn e dikujt, dhuron para pėr njė ēėshtje tė meritueshme, Imami jep njė fjalim tė mirė, duke u kujdesur pėr familjen e tij/saj) e sjell atė nė njė drejtim tė bisedės suaj me shokun tuaj dhe lavdėron tė rriturit tė cilėt ishin vėnė nė dyshim. Duke e bėrė kėtė rregullisht mund tė ndryshojė jo vetėm perspektivėn e shokut tuaj, por mund ti udhėheqė ata qė ti shohin prindėrit e tyre nė njė mėnyrė mė tė respektueshme.
Kėshilla 12: Mbėshteti ata madje edhe kur ata bėhen mė praktikues
Mbaj mend, vetėm se njė njeri ka filluar praktikimin e Islamit mė rregullisht, kjo nuk do tė thotė se ēdo gjė tash e tutje do tė jetė nė rregull. Do tė ketė akoma kohė tė vėshtira, vėshtirėsi. Mund tė ketė kohė kur shoku juaj ka dyshime rreth praktikimit tė Islamit kohėn e fundit. Qėndro aty qė ti ri-sigurosh ata.
Marrė nga www.albislam.com
Perkthehu: Besnik Abrashti