Duhet tė theksohet se pa gjuhėne Kuranit jo vetėm qė nuk do kishte dijeni tė plotė lidhur me religjionet botėrore, por kjo e fundit nė njė mėnyrė ėshtė edhe antitezė e dy tė parave. Ajo, jo vetėm qė ėshtė krijuar disa shekuj mė vonė se religjioni konfuēian, budist, hebraik, i krishterė, ortodoks etj., nė formė tė pėrsosur dhe pėrfundimtare, por gjithashtu, duke u nisur nga dėshmitė dhe faktet arkeologjike dhe historike se shumė fise ose popuj si hebraik po ashtu edhe tė krishterė dhe budistė kanė kaluar tėrėsisht nė religjionin pėr tė cilin ėshtė fjala (Islamin)...
PROBLEMI I GJUHĖS NĖ FILOZOFINĖ TEOLOGJINĖ E VJETĖR ARABE
Tė vėrtetėn dhe shkencėn duhet kėrkuar, nėse ka nevojė, edhe nė Kinė.
Profeti Muhamed.
FILEET E GJUHĖS ARABE
Tė gjitha shtete e ndryshme Islame, kanė diē tė pėrbashkėt, diē unike, diē qė i lidh ndėrmjet tyre, diē qė e pėrbėn strumbullarin, boshtin qendror dhe kryesor, qė e pėrbėn bėrthamėn e gjuhės kombėtare, shtetėrore dhe tė fesė apo religjionit e qė ėshtė Gjuha e Kuranit.
Duhet tė theksohet se pa gjuhėne Kuranit jo vetėm qė nuk do kishte dijeni tė plotė lidhur me religjionet botėrore, por kjo e fundit nė njė mėnyrė ėshtė edhe antitezė e dy tė parave. Ajo, jo vetėm qė ėshtė krijuar disa shekuj mė vonė se religjioni konfuēian, budist, hebraik, i krishterė, ortodoks etj., nė formė tė pėrsosur dhe pėrfundimtare, por gjithashtu, duke u nisur nga dėshmitė dhe faktet arkeologjike dhe historike se shumė fise ose popuj si hebraik po ashtu edhe tė krishterė dhe budistė kanė kaluar tėrėsisht nė religjionin pėr tė cilin ėshtė fjala (Islamin). Nė kushte, situata dhe rrethana tė tilla pa dyshim si detyrė parėsore e Mbretėrisė Muhamedane ėshtė: jo vetėm qė tė shqyrtohet mundėsia pėr pėrhapjen e beismit Islam, por edhe si tė pėrhapet gjuha arabe.
Ti kėrkosh fillet e kulturės sė njė populli apo gjenealogjinė (embrionin, zanafillėn, burimin, formimin dhe zhvillimin) e njė gjuhe siē do tė thoshin popujt e Perėndimit tė civilizuar dhe tė demorkatizuar (relativisht), siē ėshtė nė rastin tonė Arabia, do tė thotė tė gjendesh nė njė vend e nė njė kohė tė Xhahilies ose nė njė terra incognita ose nė njė vend tė errėt. Siujdhesa Arabike, sipas tė gjitha analizave qė janė bėrė nė tė gjitha gjuhėt e kėsaj familje (fenikase, babilonase, tė cilėt sė pari janė quajtur akadė sipas qytetit Agada, asirase, tė cilėt gjithashtu mė vonė janė quajtur haldej, hetitė, armejas, etiopian, hebrenj etj.) paraqet trungun e gjuhėve samite. Nė lidhje me prejardhjen e gjuhės samite ekzistojnė disa hipoteza, prej tė cilave mė me rėndėsi do ti veēojmė kėto:
1. Sipas njė varianti, supozohet se fjala samit rrjedh prej emrit Sami, njėrit prej nga katėr djemtė e profetit Nuha;
2. Sipas njė variant tjetėr, supozohet se Afrika ka qenė bazė e formimit tė gjuhėve tė ashtuquajtura hamitosamite, tė cilat mė vonė janė bartur nė Arabi;
3. Disa tė tjerė mendojnė, mjerisht edhe sot, se gjuhėt samite e kanė prejardhjen prej gjuhės hebraike etj.
Mirėpo, thėnė pėrgjithėsisht, nė lidhje me djepin e formimit dhe zhvillimit tė gjuhės samite ka qenė Nexhdi ose Jemeni.
Gjuha e vjetėr arabe ndahet mė dy bashkėsi fisnore tė njė farefisi familjar mė tė gjėrė. Zakonisht njėra bashkėsi ka jetuar nė jug, ndėrsa tjetra nė very, prandaj edhe historia e gjuhėsisė me tė drejtė i dallon dy variante, dy krahina apo dy dialekte rajonale, atė tė jugut dhe atė tė veriut.
PROBLEMI I GJUHĖS SĖ VJETĖR TĖ JUGUT ARAB
Nė kėtė pjesė tė siujdhesės arabe kanė jetuar disa fise tė disa bashkėsive ose disa familje si kahtanėt, jermenėt, hadramenėt, nubejenėt, e mė tė rėndėishėm dhe mė tė njohur nė tėrė historinė e siujdhesės arabe pa dyshim me siguri dhe me meritė njihet mbretėria e familjes Sabejane. Sabejanėt e kanė pėrdorur njė formė mė tė vjetėr tė gjuhės samite, e cila gjuhė, sipas faketeve tė verifikuara del se ėshtė e ngjashme me gjuhėn etiopiane. Siē e tregojnė dokumentet e ndryshme arkeologjike dhe historike, alfabeti i sabejanėve i ka pasur 29 shkronja, alfabet ky i pėrbėrė prej bashkėtingėlloreve. Gjuha akade, jugo-arabe dhe ajo etiopiane nė njė mėnyrė paraqesin formėn e vjetėr tė tė folurit samit. Me rėnien e kulturės jemene, ajo jugo-arabe formalisht u zhduk dhe u zėvendėsua nga ajo very-arabe.
PROBLEM I GJUHĖS SĖ VJETĖR TĖ VERIUT ARAB
Gjuha e veriut arab ndahet nė dy gjuhė kryesore si:
1. Gjuha enjohur nga kritika jo vetėm evropiane, por edhe mė gjėrė si e zhdukur ose e vdekur, nga vetė fakti se ajo gjuhė mė nuk ėshtė pėrdorur;
2. Gjuha e mbetur ose e mbijetuar apo e gjallė.
Nė lidhje me problemin e gjuhės sė veriut arab, prof. Filip Hiti, pėrveē tjerash thotė: Kujtesa e vetėdijes e kėtyre dallimeve nacionale nė mes tė arabėve shprehet nė gjenealogjinė tradicionale tė tyre. Ata veten sė pari e ndajnė nė dy grupe: nė tė vdekur (e ka kuptimin e gjuhės sė vdekur baide), duke pėrfshirė Semudin, Ad edhe njėra edhe tjetra palė ėshtė e njohur nga Kurani Tasm dhe Xhedisi, dhe nė tė mbiejtuar (e ka kuptimin e gjuhės sė mbetur, tė mbijetuar, tė gjallė bakije)
Gjenealogėt, prapė arabėt rėndom i ndajnė na dy familje etnike: arabianėt arab (aribe) dhe arabėt e arabizuar (musiaribe). Arabianėt arab janė jemenėt, tė cilėt prejadhjen e kanė prej kahtanėve (joktana prej Dhjatės sė Vjetėr), tė cilėt paraqesin fisin e banorėve tė pėrhershėm. Arabėt e arabizuar janė banorė tė Hixhait, Nexhdit, nabatejėt dhe palmirėt, prejardhja e tė cilėve rrjedh prej Adnanit pasardhėsit tė Ismailit.
Duke u nisur nga pėrmbajtja dhe porosia kryesore dhe themelore e mendimit tė pėrmendur tė prof. Hitit, mundet tė pohohet se si ēdo gjuhė tjetėr, si gjuha arabe, kanė jetuar gjuha hebraike, fenikase, asire, babilonase, haldeje, arameje, amarite, abisine etj. Nė kėto gjuhė ka diē tė ngjashme ose tė pėrbashkėt, por gjithashtu ka diē qė ato i dallon, diē specifike dhe karakteristike. Nė rastin e gjuhės arabe, ėshtė konsonantizmi i theksuar. Nė tė shkruar (pėrveē rasteve tė jashtėzakonshme) shėnohen vetėm konsonantet, kurse vokalet rreth skeletit konsonantik pėrcaktohen mė vonė, varėsisht nga kuptimi dhe nė bazė tė rregullave gramatikore. Sa i pėrket shkrimit, arabėt e huazuan atė nė shekullin II ose III nga nabatejėt dhe e thjeshtėsuan pak duke ua pėrshtatur nevojave tė veta.
Gjuha e religjionit ose gjuha e civilizimit arab, nuk ka pikur ose nuk ka ardhur nga qielli sė bashku me religjionin, siē mendohet pėr Kuranin. Sepse, si ēdo gjuhė, edhe gjuha arabe ka historinė e vet. Me zbritjen e Kuranit ajo ka marrė formėn e njė gjuhe aq tė pėrsosur saqė sot ėshtė vėshtirė tė gjendet njė gjuhė qė mund tė krahasohet me tė sin ė veēanti, nė fonetikė, morfologji dhe sintaksė, po ashtu edhe nė pėrgjithėsi, nė rrafshin e gramatikės gjuhėsore. Prandaj, edhe pse ėshtė fakt i pamohueshėm se populli arab nuk e ka pasur siē ėshtė dėshmuar, gjuhėn e vetė tė shkruar disa shekuj para epokės sonė, siē e kanė pasur Kina, India, Greqia, etj., prapėseprapė jo vetėm qė e ka ruajtur atė, por edhe e ka kultivuar dhe pėrsosur me anė tė fjalorit shumė tė pasur. Edhe pse nė atė kohė nuk ka pasur gjuhė tė shkruar, pėrkatėsisht alfabetin e vet, populli arab gjuhėn e ka nderuar dhe e ka zhvilluar nėpėrmjet artit tė poezisė.
Kriza e madhe qė e pėrfshiu Arabinė dhe arabėt e shek. VI, gati e kishin humbur besimin nė perėnditė e tyre. Nė mėnyrė mjeshtėrore ditėn tė shfrytėzojnė situatėn duke provuar tė formojnė dhe tė zhvillojnė njė besim tjetėr, njė besim me anė tė tė cilit kishin mundur ti shamngen besimit tė vjetėr pagan siē ishte bie fjala Hubal.
Kjo lėvizje me kėso pretendimesh pėr bashkimin e tė gjitha shtresave tė popullit nė njė besim, nė njė fe tė re, nė njė perėndi, pėrkatėsisht nė njė besim monotheist ishte e njohur te populli arab me emrin Hanifa.
Termi ose fjala e pėrmendur Hanifa nė Kuran shfrytėzohet nė mėnyrė superprofesionale, duke e pėrmendur profetin Ibrahim apo rastin e Kurban Bajramit, si besimtarin e parė i cili ka besuar vetėm nė njė perėndi, pėrkatėsisht vetėm nė Allah i cili ėshtė i Gjithėmėshirshėm. Me kėtė, fillon edhe epoka e periudha e Islamizmit qė do tė zhvillohet pėr tre shekuj, kurse fesė sė Krishtere dhe feve tė tjera jo Islame u janė dashur tri herė mė shumė, pikėrisht nėntė shekuj mė tepėr.
PROBLEMI I GJUHĖS DHE I FILOZOFISĖ NĖ KURAN
Lidhur me fjalėn, nocionin ose termin Kuran mund tė thuhet se ai ka shumė emra dhe qė tė gjithė tė japin tė kuptosh rėndėsinė dhe pozitėn e lartė tė tij dhe qė nė pėrgjithėsi ėshtė libri mė i famshėm qiellor dhe Zoti xh.sh atė e ka quajtur: El Kuranu, El Furkanu, El Tenzilu, Edh Dhikru, El Kitabu. Mirėpo duke folur nė kuptimin sa mė tė gjėrė tė fjalės, ajo qė e bėnė embrionin, strukturėn e asaj qė me njė fjalė quhet Kuran, ajo fjalė, pėrkatėsisht fjala Kuran, ėshtė fjalė burimore arabe dhe nė gjuhėn shqipe e ka kuptimin e fjalėve: tė lexuarit nė zė, tė folurit nė zė, tekst leximi nė zė. Qė tė mund tė vlerėsohet, Kurani duhet tė lexohet nė original, pėrkatėsisht nė gjuhėn arabe, nė tė cilėn ėshtė shkruar. Nė kohėn e paraqitjes sė tij, pėrkatėsisht nė kohėn e shpalljes sė Kuranit nuk ka qenė e zbuluar letra dhe shtypshkronja. Ata pak njerėz qė kanė ditur tė shkruajnė e tė lexojnė, Kuranin e kanė shkruar nė gjethe specifike ku nuk shlyheshin germat dhe shenjat, nė lėvozhga tė drurit tė hurmės, nė rrasa tė holla guri, nė eshtra tė ndryshėm, nė pergamen dhe nė materiale tė tjera qė mund ti shfrytėzonin pėr ti shėnuar fjalėt e Zotit.
Kurani, kur tė hapet fillon me fjalėn Ikre, qė nė gjuhėn shqipe e ka kuptimin e fjalėve: mėso, lexo, kėrko, studio, hulumto, analizo, sintetizo etj., qė d.m.th bėj ēdo gjė qė ėshtė nė tė mirė dhe nė dobi tė njeriut. Kurani ka gjithsejt 114 sure. Nė Mekė si profet Muhamedit i kanė ardhur 93 sure ndėrsa nė Medine 23 sure tė Kuranit.
Kur ėshtė fjala pėr kaptinat e shpallura nė Meke dhe Medine, ėshtė me rėndėsi historike tė theksohet dallimi nė porosinė themelore dhe thelbore tė tyre.
Suret e Medines janė shumė mė tė gjata dhe kanė njė stil mė tė lehtė, mė tė rrjedhshėm dhe mė tė kuptueshėm. Ndėrsa suret nga periudha e Mekės janė mė tė shkurta, por me plot emocione dhe si tė tilla kanė fuqi eruptive. Prandaj stili dhe kuptimi i tyre ėshtė mė konfuz, mė i rėndė dhe mė i ashpėr. Megjithatė, kur ėshtė fjala te suret, si tė Mekės ashtu edhe tė Medinės duhet tė theksohet nė formė tė imperativit kategorik se secila prej tyre paraqet tėrėsi nė vete, pėrkatėsisht vepėr me vete. Prandaj edhe ėshtė e arsyeshme kur pohohet se Kurani paraqet njė bibliotekė tė tėrė. Gjithashtu ėshtė e vėrtetė se siē thuhet, nėse nuk besoni nė Kuran provoni sė paku ta bėni vetė njė kapitull:
Dhe nėse dyshoni nė atė se ēka i keni shpallur robit tonė, bėne ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani), madje thirrni edhe dėshmitarėt tuaj, nė vend tė Allahut, nėse flisni tė vėrtetėn.
Nė lidhje me Kuranin, pėrveē analizave tė shumta tė llojllojshme dhe aspekteve tė ndryshme janė marrė edhe me studimin rreth asaj se ai prej sa fjalėve, fjalive dhe germave pėrbėhet. Kurani ka 6247 ajete dhe nėse numrit tė fjalėve tė pėrmendura u shtohet edhe bismilahi me tė cilat fillon ēdo kaptinė, atėherė Kurani do ti ketė gjithsejt 6360 ajete ose fjali, 77934 fjalėve dhe 323621 shkronjave.
Nė Kuran funskionon Kodeksi Moral, duke e thėnė kėtė shkurt e qartė mbi jetėn dhe fatin e njeriut, mbi perpsektivėn dhe tė ardhmen e tij, mbi shpėrblimet dhe dėnimet e tij etj. Po tė mos ishte Kurani, gjuhėn arabe sot do ta kishte gjetur i njėjti fat qė e gjeti gjuhėn e babilonasve, gjuhėn e hetonasve, haldejasve, fenikasve etj., tė cilat janė tė shuara e janė harruar sikur tė mos kishin ekzistuar fare.
Pėr rėndėsinė, rolin, vlerėn dhe meritėn e Kuranit flet vetė fakti se ai jo vetėm qė ėshtė pėrkthyer nė mbi 100 gjuhė, por se ai ėshtė nė mesin e atyre veprave qė lexohen e komentohen mė sė shumti nė botė.
Sa herė tė lexohet dhe rilexohet, Kurani ėshtė aktual, i pashtershėm, i pafund dhe gjithnjė tėrheqės, sepse ai tė nxit, tė frymėzon, tė bėn kureshtar pėr ti hetuar dhe zhvilluar fshehtėsitė, thellėsitė, lartėsitė dhe gjėrėsitė mė tėrėsore dhe mė pėrmbajtėsore tė tė gjithė atyre gjėrave si natyrore, ashtu edhe shoqėrore qė janė nė dobi tė zhvillimit tė njeriut nga aspekti ekonomik, politik, etik, kulturor, ideor etj. Mendimet nė Kuran, janė pėrherė aktuale, tė tilla qė gjithnjė dhe pandėrprerė hapin shtigje tė reja, me kuptime universal dhe multidimensional, sin ė raste tė veēanta gjithashtu edhe nė raste tė pėrgjithshme. Me fjalė tė tjera, Kurani edhe pse nuk ėshtė vepėr filozofike, por religjioze, prapė se prap, dashur e pa dashur, duhet tė theksohet se merret edhe me problemet e filozofisė, por kuptohet nė kuadėr tė religjionit.
Marre nga: Filozofia e Gjuhes, prof. dr. Avni Presheva