SOCIOLOGJI FILOZOFI FEJA FORUMI KRIJIME FOTOALBUMI MUZIKĖ
Menu
Login
Username:

Password:


Lost Password?

Register now!
Themes

(3 themes)


KANTI : KANTI: MEDIATOR KRITIK MIDIS DOGMATIZMIT DHE SKEPTICIZMIT
on 2009/2/11 17:54:11 (498 reads)

Kontrasti ndėrmjet racionalizmit dhe shkencės e ēoi Kantin tė bėnte pyetjen nėse metafizika mund ta ngrinte njohjen tonė nė atė lartėsi qė aq qartė e ngritte shkenca. Karakteri dogmatic i metafizikės ishte bėrė, veēanėrisht i qartė, nga konluzionet e ndryshme me anė tė tė cilave metafizikėt kishin paraqitur sistemet e tyre tė mendimeve dhe siē duket nė ndryshimet midis Dekartit, Spinozės, dhe Lajbnicit. Por, thelbi i ēėshtjes ishte se shkencėtarėt po ndiqnin me sukses natyrėn e pastėr tė realitetit po tregonin gjithmonė e mė pak interes pėr nocione tė tilla metafizike si liria, Zoti, dhe pėr mundėsinė e tė vėrtetave morale.

KANTI: MEDIATOR KRITIK MIDIS DOGMATIZMIT DHE SKEPTICIZMIT

FORMIMI I PROBLEMIT TĖ KANTIT
Kontrasti ndėrmjet racionalizmit dhe shkencės e ēoi Kantin tė bėnte pyetjen nėse metafizika mund ta ngrinte njohjen tonė nė atė lartėsi qė aq qartė e ngritte shkenca. Karakteri dogmatic i metafizikės ishte bėrė, veēanėrisht i qartė, nga konluzionet e ndryshme me anė tė tė cilave metafizikėt kishin paraqitur sistemet e tyre tė mendimeve dhe siē duket nė ndryshimet midis Dekartit, Spinozės, dhe Lajbnicit. Por, thelbi i ēėshtjes ishte se shkencėtarėt po ndiqnin me sukses natyrėn e pastėr tė realitetit po tregonin gjithmonė e mė pak interes pėr nocione tė tilla metafizike si liria, Zoti, dhe pėr mundėsinė e tė vėrtetave morale.
Nė tė njėjtėn kohė, shkenca vazhdonte tė punonte pavarėsisht nga rryma tjetėr e madhe filozofike e quajtur empirizmi britanik. Njė nga argumentet e Hjumit ishte se pėrderisa njohja jonė vjen nga eksperienca ne nuk mund tė kemi njohje pėr ‘shkakėsinė’ apo lidhjet e domosdoshme, pasi ne nuk fitojmė nga eksperienca shkakun e gjėrave, pra mė tej, ne nuk mund tė arrijmė apo tė parashikojmė asnjė ngjarje tė sė ardhmes vetėm nga eksperiencat tona tė sė tashmes. Ajo qė ne e quajmė shkakėsi, thotė Hjumi, ėshtė thjesht zakoni ynė pėr tė lidhur dy ngjarje tė cilat i ndeshim nė tė njėjtėn kohė, por kjo nuk e justifikon pėrfundimin se kėto ngjarje mund tė kenė ndonjė lidhje tė domosdoshme.
Kanti ishte ai qė e shpėtoi metafizikėn jo duke sulmuar shkencėn, por duke treguar se ajo qė shkencėtarėt bėjnė pėr tė shpjeguar natyrėn ėshtė e ngjashme me atė qė bėjnė metafizikėt, kur diskutojnė lirinė dhe moralin. Si nė shkencė, ashtu edhe nė metafizikė, mendja fillon tė punojė e mbėshtetur mbi disa tė dhėna fillestare, tė cilat bėhen baza e gjykimit tė arsyetimit njerėzor. Duke interpretuar natyrėn e shkencės dhe mendimit moral, Kanti solli njė funksion dhe jetė tė re pėr filozofinė. Ky funksion duket tek titulli i njėrės prej veprave tė tij madhore Kritika e arsyes sė kulluar, ku tani detyra e filozofisė duhet tė jetė vlerėsimi kritik i aftėsive tė arsyes njerėzore.
FILOZOFIA KRITIKE E KANTIT DHE REVOLUCIONI I TIJ KOPERNIKAN
Drejtimi i filozofisė kritike
Filozofia kritike e Kantit konsiston nė njė analizė tė fuqive tė arsyetimit mendor, me tė cilėn ai nėnkupton ‘njė studim kritik tė aftėsisė sė arsyetimit pėr njohjen, e cila tė fitohet pavarėsisht nga gjithė pėrvoja’. Pra drejtimi i filozofisė kritike do tė thotė tė bėsh pyetjen: “Ēfarė, dhe nė ēfarė mase mundet qė arsyeja dhe tė kuptuarit tė njohin, duke qenė tė ndarė nga tė gjithė pėrvojat?” Kanti mendon se ėshtė budallallėk pėr metafizikėt qė pėrpiqen tė ndėrtojnė sistemet e njohjes, pėrpara se tė analizojnė nėse mundet vetėm arsyeja e kulluar tė kuptojė atė qė nuk ėshtė fituar nga pėrvoja. Filozofia kritike pėr Kantin nuk ishte njė mohim i metafizikės, por akoma mė tej, ishte njė pėrgatitje pėr kėtė. Nė qoftėse metafizika duhej tė merrej me njohjen, qė zhvillohet vetėm nga arsyeja e cila e paraprin pėrvojėn, nė kėtė rast ēėshtja e kritikės ėshtė si ėshtė e mundur njė njohje e tillė a priori.

Natyra e njohjes a priori.
Kanti pohonte se ne zotėrojmė aftėsi tė tilla pėr tė fituar njohje edhe pa e ndeshur gjithēka nė pėrvojė. Ai ishte dakord me empiristėt, tė cilėt thoshin se njohja jonė fillon me pėrvojėn, por shtonte ai, ‘megjithėse njohja fillon me pėrvojėn, kjo nuk do tė thotė se ajo ngritet e gjitha vetėm mbi tė’. Kanti thotė se shkakėsia ėshtė thjesht njė veprim psikologji, qė lidh dy ngjarje tė cilat ne i quajmė shkak dhe pasojė. Kanti besonte se ne arrijmė tė njohim shkaqet dhe tė marrim kėtė lloj njohjeje jo nga pėrvoja shqisore, por direkt nga aftėsia e gjykimit racional; do me thėnė a priori.
Ēfarė mund tė quajmė mė qartė njohje a priori? Nė qoftėse dikush do tė kėrkojė njė shembull nga veprimet mė tė thjeshta tė gjykimit njerėzor, thėnia, qė ēdo ndryshim e ka njė shkak, mund t’i shėrbejė qėllimeve tė tij. ‘Atėherė, ēfarė e bėnė njė shprehje nė matematikė, apo shprehjen ‘ēdo ndryshim e ka njė shkak’, njė njohje apriori? Kanti thotė se e bėn fakti, qė kjo lloj njohje nuk vjen nga pėrvoja. Pėrvoja nuk mund tė na tregojė ne se ēdo ndryshim e ka njė shkak, pėrderisa ne nuk mund tė krijojmė idenė e ndryshimit prej saj. Ashtu si pėrvoja nuk mund tė na tregojė, qė lidhja midis dy ngjarjeve ėshtė e nevojshme, sepse e shumta qė ajo mund tė na tregojė ėshtė qė ‘diēka ėshtė kėshtu apo ashtu, por jo se si mund tė jetė ndryshe’. Pra pėrvoja nuk mund tė na japė njė njohje rreth lidhjeve tė domosdoshme apo rreth universalitetit tė pėrfundimeve. Ne themi me bindje se tė gjitha objektet e rėnda tė hedhura nė ajėr do tė bien, ose qė nė ēdo pesė qė i shtohet njė shtatė do tė kemi njė barazim me dymbėdhjetė. Qė kėto janė njohje a priori ėshtė e qartė, por ajo qė Kantit i interesonte ishte se si mund tė shpjegohen njohje tė tilla. Si mund tė pėrgjigjej nė kėtė rast skepticizmi i Hjumit? Por kjo nuk ishte thjesht njė pyetje se si njohja a priori ėshtė e mundur, por si ėshtė i mundur ‘gjykimi sintetik a priori’. Pėr t’ju pėrgjigjur kėsaj pyetje Kanti duhej tė zbulonte sė pari, se nga ēka pėrbėhej ky gjykim sintetik a priori.
Gjykimet sintetike a priori.
Kanti bėnte dallimin midis dy llojeve tė gjykimit, atij analitik dhe sintetik. Gjykimi, thoshte ai, ėshtė njė veprim mendor, me anėn e tė cilit ne lidhim njė subjekt me njė predikat, ku predikati cilėson nė disa mėnyra subjektin. Kur ne themi, pėr shembull, qė ‘godina sihte e lartė’, ne gjykojmė, sepse mendja ėshtė nė gjendje qė tė bėjė lidhjen ndėrmjet subjektit dhe predikatit. Subjekti dhe predikati janė tė lidhura me njėra tjetrėn nė dy mėnyra tė ndryshme, tė cilat e drejtojnė mendjen qė tė bėjnė dy lloje tė ndryshme gjykimi.
Nė gjykimin analitik, predikati ėshtė pothuajse i pėrfshirė nė konceptin e subjektit. Gjykimi se tė gjithė trekėndėshat kanė tre kėnde ėshtė njė gjykim analitik. Po ashtu se ‘tė gjithė trupat janė tė shtirė’ ėshtė analitik, sepse ideja e shtrirė pėrfshihet nė idenė e trupit. Njė gjykim analitik ėshtė i vėrtetė pėr arsye tė lidhjeve logjike qė ekzistojnė midis subjektit dhe predikatit. Tė mohosh njė gjykim analitik, do tė thotė tė biesh nė njė kontradiktė logjike.
Ajo qė dallon gjykimin sintetik nga ai analitik ėshtė se predikati i tij nuk pėrfshihet mbrenda subjektit. Kėshtu nė gjykimin sintetik predikati shton diēka tė re nė kuptimin e subjektit. Tė thuash se ‘molla ėshtė e kuqe’, do tė thotė tė kesh bashkuar dy koncepte tė ndryshme, sepse koncepti i mollės nuk lidhet me idenė e sė kuqes. Po ashtu, pėr Kantin, tė thuash se ‘tė gjithė trupat janė tė rėndė’ ėshtė njė shembull i gjykimit sintetik, pasi ideja e tė rėndės nuk pėrfshihet nė konceptin e trupit, qė do tė thotė se kemi predikat qė nuk pėrfshihet nė subjekt.
Nė kėtė pikė Kanti bėn njė dallim tjetėr ndėrmjet gjykimeve a priori dhe gjykimeve a posteriori. Tė gjitha gjykimet analitike janė a priori. Tė thuash pėr shembull se djemtė e X shkollės janė 6 kėmbė tė gjatė, ėshtė njė gjykim sintetik, njė njohje e mėvonshme. Ai gjykim nuk mund tė bėhet pa u njohur me detaje tė veēanta tė kėsaj shkollė.
Sidoqoftė, gjendet akoma njė tjetėr lloj gjykimi pėrveē atij analitik a priori dhe gjykimeve sintetike a posteriori, dhe ky ėshtė gjykimi sintetik a priori. Gjykimi sintetik ėshtė mbėshtetur mbi pėrvojėn, por nė qoftė se rasti ėshtė kėshtu, atėherė si mund tė quhen ato a priori, pėrderisa kjo e fundit nėnkupton pavarėsi nga pėrvoja? Megjithatė, Kanti tregon se nė matematikė, fizikė, etikė dhe metafizikė ne bėjmė gjykime tė cilat janė jo vetėm a priori, por edhe sintetike. Pėr shembull, gjykimi qė 7+5=12 ėshtė sigurisht gjykim a priori, sepse pėrmban vulėn e domosdoshmėrisė dhe tė universals; kjo do tė thotė se 7 mbledhur me 5 e barabartė me 12, dhe kjo gjithmonė duhet tė jetė kėshtu. Nė tė njėjtėn kohė, ky gjykim ėshtė sintetik, por jo analitik, sepse 12-ta nuk mund tė dalė nga njė analizė e thjeshtė e numrave 7,5 dhe e mbledhjes (+). Kėshtu shprehjet gjeometrike janė nė tė njėjtėn kohė a priori dhe sintetike. Pėr shembull, thotė Kanti, ‘qė njė vijė e drejtė, qė bashkon dy pika, ėshtė mė e shkurta, ėshtė njė shprehje sintetike. Pėr mua, koncepti i drejtė nuk pėrmban nocionet e sasisė, por vetėm tė cilėsisė. Kėshtu, pra koncepti i sė shkurtės ėshtė plotėsisht njė element shtesė, i cili nuk mund tė vijė nga nga koncepti i vijės sė drejtė. Kanti thoshte se ‘shkencat natyrore i kanė gjykimet sintetike a priori si parimet e tyre’. Shprehja se nė tė gjitha ndryshimet e botės materiale shfaqja mbetet e pandryshuar’, ėshtė a priori, sepse ne e bėjmė kėtė gjykim pėrpara, se sat ė njohim ndonjė ndryshim dhe kjo ėshtė sintetike, sepse ideja e qėndrueshmėrisė sė pėrjetshme nuk gjendet nė konceptin e materies. Nė metafizikė ne supozojmė se e zgjerojmė qpo e rrisim njohjen tonė. Nė qoftėse ėshtė kėshtu, shprehjet metafizike, tė tilla si ‘njeriu ėshtė i lirė tė zgjedhė’, duhet tė jenė sintetike, sepse nė kėtė rast predikati i shton njohuri tė reja konceptit tė subjektit. Nė tė njėjtėn kohė, ky gjykim metafizik ėshtė njė gjykim a priori, sepse predikati ėshtė i lirė, ėshtė i lidhur me idenė tonė pėr tė gjithė njerėzit, edhe pse ne nuk kemi fituar njohuri pėr tė gjithė ata, nga pėrvoja.
Revolucioni kopernikan i Kantit.
Teoritė e Hjumit do tė ishte e vlefshme pėr idetė qė kemi ne pėr sendet, tė cilat tashmė i kemi fituar nga pėrvoja, por kėta janė gjykime a posteriori. Nė qoftėse unė pyes se, ‘si e di unė qė karriga ėshtė bojė kafe’, pėrgjigja ime ėshtė, se unė mund ta shikoj atė; edhe nė qoftė se ky pohim ndryshohet, kjo vjen vetėm nga pėrvoja qė unė fitoj pėr tė. Kėshtu, nė kėtė rast, unė i referohem pėrvojės, sepse ėshtė ajo qė zgjidh pyetjen, sepse ne tė gjithė jemi dakord qė pėrvoja na jep atė lloj njohjeje e cila pėrshtatet me natyrėn e sendeve. Por, njė arsyetim sintetik a priori nuk mund tė vlerėsohet nga pėrvoja , pėr shembull, nė qoftėse unė them se ēdo vijė e drejtė ėshtė vija mė e shkurtė qė bashkon dy pika, unė sigurisht nuk mund tė them qė kam vėrtetuar me pėrvojė ēdo vendosje tė mundshme tė vijės sė drejtė. Atėherė, si mund qė unė tė jap gjykime pėr gnjarjet, pėrpara se ato tė ndhodhin; gjykime tė tilla, tė cilat janė plotėsisht tė vėrteta dhe mund tė vėrtetohen gjithmonė? Nė qoftėse mendja aktive do tė ishte passive, ashtu siē besonte Hjumi, dhe do tė merrte thjesht informacion nga objektet, kjo do tė thotė se mendja do tė ketė informacion vetėm rreth objekteve tė veēantė. Por mendja bėn gjykime rreth gjithė objekteve, madje dhe ndaj atyre tė cilat nuk i ka fituar akoma nga pėrvoja dhe, pėrveē kėsaj, objektet nė fakt sillen nė tė ardhmen nė pėrputhje me gjykimet qė ne kemi bėrė pėr to. Kjo njohje shkencore na jep njė informacion tė sigurt pėr natyrėn e sendeve. Por, qė nė momentin qė kjo njohje, e cila ėshtė si sintetike ashtu edhe a priori nuk nund tė shpjegohet me supozimin, se mendja vepron nė pėrputhje me objektet e saj. (Si mund tė pėrputhet kjo nė rastin e vijės sė drejtė?)Kanti u detyrua qė tė provonte njė hipotezė tė re nė lidhje me marrėdhėniet ndėrmjet mendjes dhe objekteve tė saj.
Hipoteza e re e Kantit thoshte se janė objektet ata qė pėrputhen me veprimet e mendjes dhe jo anasjelltas. Ai arriti nė kėtė hipotezė me shpirtin e eksperimenteve, duke ndjekur me ndėrgjegje shembullin e Kopernikut, i cili ‘duke mos arritur njė progress tė kėnaqshėm nė shpjegimin e lėvizjes sė trupave qiellorė, me supozimin se ato rrotullohen rreth spektatorėve, ai u pėrpoq se mos arrinte njė sukses mė tė kėnaqshėm nė qoftė se do tė bėnte spektatorėt tė rrotulloheshin dhe yjet tė mbeteshin nė vend. Duke parė kėtu njė analogji me problemin e tij, Kanti thoshte se ‘deri tani supozohej se gjithė njohja jonė duhej tė mbėshtetej tek objektet. Port ė gjitha pėrpjekjet tona, pėr ta shtrirė njohjen tonė tej objekteve, duke vėshtruar diēka a priori diēka nė lidhje me ta, me anė tė koncepteve, kishin dėshtuar. Mė tej, ne duhet tė provojmė nėse do tė kemi suksese nė plotėsimin e detyrave tė metafizikės, nė qoftė se supozojmė se objektet duhet t’i pėrshtaten njohjes sonė… nė qoftė se intuita pėpruthet me strukturėn e objekteve, unė nuk shikoj ndonjė mėnyrė pėr tė njohur ndonjė gjė qė ka ndodhur mė vonė a priori. Por, nė qoftė se objektet (siē janė objektet shqisorė) mund tė pėrputhen me strukturėn e aftėsisė sonė intuitive, unė nuk kam asnjė vėshtirėsi pėr tė kuptuar mundėsi tė tilla.
Kanti u pajtua me Hjumin nė atė qė njohja fillon me pėrvojėn; por ndryshe nga Hjumi, ai e pa mendjen si njė element veprues, duke bėrė diēka me objektet, tė cilėt ajo i fiton nga pėrvoja. Mendja, thoshte Kanti, ėshtė e ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė, qė tė imponojė mėnyrat e njohjes sė saj mbi objektet, ku,prej natyrės sė secilit mendja aktivisht organizon pėrvoja. Ashtu si ēdo njeri, i cili vė size me ngjyra dhe e shikon gjithēka tė ngjyrosur, kėshtu ēdo qenie njerėzore, e cila ka aftėsinė e tė menduarit nė mėnyrė tė pashmangshme mendon rreth sendeve nė pėrputhje me strukturėn natyrore tė mendjes.
STRUKTURA RACIONALE E MENDIMIT
Kanti thoshte se “ka dy burime tė njohjes njerėzore, tė cilėt ndoshta vijnė nga njė bazė e zakonshme, por e panjohur pėr ne, dhe pikėrisht: ndjeshmėria dhe tė kuptuarit. Nėpėrmjet sė parės objektet janė dhėnė tek ne; ndėrsa nėpėrmjet tė dytės ata janė menduar.” Pra njohja ėshtė marrėdhėnie e pėrbashkėt ndėrmjet njohėsit dhe asaj qė njihet. Por, megjithėse unė jam i aftė, qė tė bėj dallimin midis vetes si njohės dhe asaj qė njoh, unė kėtė kurr nuk mund ta njoh diēka ashtu siē ėshtė ajo nė tė vėrtetė, sepse nė atė moment, qė unė e njoh atė, e njoh pėr aq sa strukturat e mendjes sime mė lejojnė. Por si ndikon mendja tek materiali i dhėnė bruto i pėrvojės sonė?



Kategoria e mendimit dhe format e intuitės.
Veprimi karakteristik i mendjes ėshtė tė sintetizojė dhe tė unifikojė pėrvojėn tonė. Ajo e arrin kėtė sintezė nė ‘shumėllojshmėrinė e ndjeshmėrive’, forma tė caktuara tė intuitės, dhe pikėrisht: hapėsirėn dhe kohėn. Nė mėnyrė tė pashmangshme, ne i perceptojmė objektet nė hapėsirė dhe kohė. Hapėsira dhe koha ndeshen menjėherė nė intuit dhe janė nė tė njėjtėn kohė a priori, ose pot ė flasim nė mėnyrė tė figrushme, janė lente nėpėrmjet tė cilave ne gjithmonė shikojmė objektet e pėrvojės.
Pėrveē hapėsirės dhe kohės, tė cilat kanė tė bėjnė veēanėrisht me mėnyrėn se si ne i ndijojmė sendet, ekzistojnė dhe disa kategori mendimi, tė cilat merren me mėnyrat me anė tė tė cilave mendja unifikon apo sintetizon pėrvojėn tonė. Shumėllojshmėria e pėrvojės ėshtė gjykuar nga ne nėpėrmjet disa formave apo koncepteve tė caktuar: si sasia, cilėsia, lidhjet dhe mundėsia. Kur ne pėrmendim sasinė, nė mendje kemi njė ose shumė; kur japim gjykim pėr cilėsinė ne bėjmė vlerėsim pozitiv ose negative; kur japim gjykim pėr lidhjen, ne mendojmė njė shkak dhe pasojė, nė njėrėn anė ose lidhjen ndėrmjet subjektit dhe predikatit nė anėn tjetėr, dhe, sė fundi, kur gjykojmė pėr modalitetin, mendojmė se diēka ėshtė ose e mundur ose e pamundur.
Uni dhe uniteti i pėrvojave.
Ēfarė ėshtė ajo qė bėnė tė mundur krjimin e njė ideje tė unifikuar pėr botėn rreth nesh? Nga analiza e tij pėr mėnyrėn se si mendja njerėzore vepron, Kanti pėrgjigjet se ėshtė mendja ajo qė transformon tė dhėnat e pėrpunuara, qė jepen nėpėrmjet shqisave nė njė komplet elementesh tė lidhur dhe koherente. Por, kjo e shtyn Kantin tė thotė se uniteti i pėrvojave tona mund tė nėnkuptojė edhe njė unitet tė unit, sepse po tė mos ketė njė unitet ndėrmjet veprimeve tė ndryshėm tė mendjes, nuk mund tė ketė njohje tė pėrvojės. Tė kesh njohje tė tilla, do tė thotė tė kesh imagjinatė, kujtime si dhe fuqinė e sintezės intuitive. Kėshtu mund tė jetė i njejti un, qė njėherazi ndijon njė objekt, kujton karakteristikat e tij, i imponon atij formėn e hapėsirės dhe kohės, dhe kategoritė e shkakut dhe tė pasojės. Tė gjitha kėto aktivitete mund tė ndodhin nė disa objekte tė vetėm; ndryshe nuk mund tė ketė njohje, sepse nė qoftė se njė subjekt ka vetėm ndijimin, njė tjetėr vetėm kujtimin e kėshtu me radhė, shumėllojshmėria e ndijimieve nuk mund tė unifikohet kurrė.
Ku dhe ēfarė ėshtė ky subjekt i vetėm, qė plotėson unifikimin e kėtij aktiviteti? Kanti e quan kėtė “unitet transcendental i pėrceptimeve”, tė cilėn ne duhet ta quajm uni. Gjatė veprimit tė unifikimit tė tė gjithė elementeve tė pėrvojės, ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr unitetin tonė tė mbrendshėm; kėshtu qė ndėrgjegjėsimi ynė pėr njė botė tė unifikuar tė pėrvojės dhe vetėndėrgjegjėsimi ynė i mbrendshėm ndodhin njėkohėsisht. Vetėndėrgjegjėsimi ynė, megjithatė, ndikohet nga tė njėjtat pasoja qė ndikojnė nė perceptimin tonė pėr trupat e jashtėm. Unė pėrdor, nė njohjen e vetes sime, tė njėjtat mekanizma dhe si rrjedhim, i imponoj vetvetes, ashtu siē bėj pėr objektet e njohjes, tė njejtat ‘lente’, nėpėrmjet tė cilave shoh gjithēka. Ajo pėr tė cilėn unė jam i sigurtė ėshtė se njė un i unifikuar mund tė nėnkuptohet nga ēdo njohje e pėrvojės.
Realiteti fenomenal dhe noumenal .
Njė ndikim i madh i filozofisė kritike tė Kantit ishte kėmbėngulja e tij, se njohja njerėzore ėshtė gjithmonė e kufizuar mbrenda sferės sė saj. Ky kufizim merr dy forma. Nė rastin e parė, njohja ėshtė e kufizuar nė botėn e pėrvojės dhe sė dyti, ajo kufizohet me mėnyrat, me anėn e tė cilave aftėsitė tona tė mendimit dhe tė perceptimit, organizojnė tė dhėnat e papėrpunuara tė pėrvojės. Ai bėnte dallimin ndėrmjet realitetit fenomenal, apo realitetit tė botės qė ne njohim, dhe realitetit noumenal, i cili ėshtė plotėsisht i kuptueshėm dhe jo shqisor. Kur fitojmė diēka nga pėrvoja, ne gjithmonė e perceptojmė atė nėpėrmjet ‘lenteve’ tė kategorive tona a priori tė mendimit. Por, si mund tė duket njė objekt kur nuk perpceptohet? Ēfarė ėshtė njė objekt nė vetvete? Fare qartė nuk mund tė kemi njė njohje tė perceptimit joshqisor. Tė gjithė objektet qė ne njohim, janė objekte qė ndijohen. Pėrveē kėsaj, ne dimė se ekzistenca e botės sonė tė pėrvojės nuk ėshtė e krijuar nga mendja jonė. Mendja vepron duke imponuar idetė e saj mbi shumėllojshmėrinė e pėrvojave, e cila buron nga bota e sende nė vetvete. Kjo nėnkupton se ka njė realitet jashtė nesh, qė ekziston pavarėsisht nga ne, por nga i cili ne njohim atė qė ai paraqet pėrpara nesh dhe organizohet nga ne. koncepti i sendit nė vetvete nuk e rrit njohjen tonė, porn a kujton kufizimet qė ajo ka.
Idetė transcendentale tė arsyes sė pastėr si koncepte rregulluese.
Pėrveē koncepteve tė pėrgjithshėm tė realitetit noumenal, ekzistojnė edhe tri ide rregulluese, pėr tė cilat ne tentojmė tė mendojmė, ide tė cilat na ēojnė pėrtej pėrvojave shqisore. Kėto janė pikėrisht: idetė e unit, kozmosit, dhe Zotit. Ato janė transcendentale, pasi nuk u korrespondojnė objekteve tė cilat ne i fitojmė nga pėrvoja. Ato nuk janė krijuar nga intuita, por vetėm nga arsyeja e kulluar. Kanti thoshte se ‘ideja e parė rregulluese ėshtė se unė vetė jam, i parė i thjesht si natyrė mendimtare apo shpirt…, dhe qė pėrpiqet tė paraqesė pėrcaktimet pėr gjithēka, sikur ato janė tė gjitha nė njė substancė tė vetme; tė gjitha fuqitė sit ė ardhura nga njė fuqi e vetme themelore; tė gjitha ndryshimet sikur i pėrkasin vetėm njė gjendjeje dhe sė njėjtės qenie tė pėrhershme, dhe tė gjitha shfaqjet nė natyrė si krejt tė ndryshme nga veprimi i tė menduarit.
Arsyeja e thjeshtė pėrpiqet tė krijojė sintezėn e shumė ngjarjeve gjatė pėrvojės, duke formuar konceptin e botės, kėshtu qė ideja e dytė rregulluese e arsyes sė thjeshtė teorike ėshtė koncepti i botės nė pėrgjithėsi…
Kanti vazhdon se ‘ideja e tretė e arsyes sė kulluar, e cila pėrmban njė supozim tė thjeshtė nė lidhje me njė qenie, qė ėshtė shkaku i vetėm i mjaftueshėm i tė gjithė serive kozmologjike, ėshtė ideja e Zotit.ėshtė e qartė se ideja e njė qenie tė tillė, ashtu sit ė gjitha idetė teorike, duket se shėrben vetėm pėr tė drejtuar arsyen qė tė shohė tė gjitha lidhjet nė botė, nė pėrputhje me parimet e njė uniteti sistematik, nė mėnyrė tė tillė, sikur tė gjitha kėto lidhje e kanė burimin e tyre nė njė qenie tė vetme, qė shėrben si shkaku supreme dhe i mjatueshėm.
Ideja e unit, kozmosit dhe Zotit nuk mund tė na japė njė njohje teorike tė realitetit, ė t’u korrespndojė kėtyre ideve. Roli i kėtyre ideve ėshtė thjesht dhe vetėm rregullator. Si tė tilla ato na japin njė rrugė tė arsyeshme pėr t’u marrė me problemet e vazhdueshme konstante qė ngre metafizika.
Antinomitė dhe kufijtė e arsyes.
Sipas Kantit ekziston njė ndryshim midis njė njohjeje a priori ose shkenca teorike, nė njėrėn anė, dhe metafizikės teorike, nė anėn tjetėr. Ndryshimi ėshtė se ne mund tė kemi njė njohje shkencore tė njė fenomeni, por ne nuk mund tė kemi njė njohje shkencore tė realitetit noumenal, ose tė realitetit qė e kapėrcen pėrvojėn. Pėrpjekjet tona pėr tė arritur njė ‘shknecė’ tė metafizikės, thoshte Kanti, janė destinuar tė dėshtojnė. Sa herė qe ne pėrpiqemi tė diskutojmė pėr unin, kozmosin dhe Zotin, duke i parė ata si objekte tė pėrvojės sonė, paaftėsia emendjes pėr ta bėrė kėtė nė mėnyrė tė suksesshme, tregohet nga Kanti me atė qė ai e quan antinomy, ku ne biem. Kėto katėr antinomy, na tregojnė se kur ne diskutojmė pėr natyrėn e botės, pėrtej pėrvojės, ne mund tė argumentojmė me tė njėjtėn forcė, me anėn e kundėrt tė thėnieve tė ndryshme, dhe pikėrisht: qė 1. Bota ėshtė e kufizuar nė hapėsirė dhe nė kohė, ose qė kjo ėshtė pakufizuar se, 2. ēdo substancė e pėrbėrė, pėrbėhet nga pjesė tė thjeshta, pėrderisa nė botė nuk ekziston asgjė e thjeshtė; se 3. Pėrveē shkaqeve qė pėrputhen me ligjet e natyrės, ka, gjithashtu, shkaqe tė tjerė si ai i lirisė ose qė, nuk ka liri pėrderisa ēdo gjė nė botė pėrshtatet vetėm nė pėrputhje me ligjet e natyrės, dhe pėrfundimisht se; 4. Ekziston njė qenie absolutisht e domosdoshme si pjesė e botės ose si shkak i saj, ose asgjėkundi nuk ekziston njė qenie absolutisht e domosdoshme.
Kėto antinomy pasqyrojnė mosmarrveshjet qė burojnė nga metafizikat dogamtike, mosmarrveshje qė ndodhin vetėm sepse baza e mbėshtetjes sė tyre ėshtė e pakuptimtė, qė do tė thotė qė ne bėjmė pėrpjekje pėr tė shpjeguar njė realitet rreth tė cilit kemi dhe mund tė kemi pėrvoja tė pabazuara. Kanti megjithatė besonte se kėto antinomy kanė vlera positive dhe , pikėrisht, se ato sigurojnė njė argument shtesė pėr tė thėnė qė bota e hapėsirės dhe e kohės ėshtė vetėm fenomenale, dhe nė njė botė tė tillė, liria ėshtė njė ide koherente. Nga kėtej rrjedh se, nė qoftė se bota do tė ishte send nė vetvete, ajo duhet tė ishte ose e fundme ose e pafundme nė shtrirje dhe nė nėnndarje. Por, antinomitė tregojnė se nuk ka asnjė provė, qė tė tregojė qė, qoftė njėra ose tjetra alternativė ėshtė e vėrtetė. Tė flasėsh pėr njė realitet noumenal, apo pėr realitetin e sendeve nė vetvete, do tė thotė t’u pėrgjigjesh pėrvojave tė caktuara dhe tendencave tė mendimit tonė. Pėr kėtė arsye, ne mund tė mendojmė pėr njė njeri nė dy mėnyra tė ndryshme duke e parė atė si fenomendhe si noumen. Si njė fenomen individi mund tė studiohet nė mėnyrė shkencore, si njė qenie nė hapėsirė dhe kohė, dhe nė kontekstin e shkakut dhe tė pasojės. Nė tė njėjtėn kohė, pėrvoja jonė e detyrimeve morale sugjeron se natyra noumenale e individit, qė ka tė bėjė me ēfarė ėshtė individi jashtė perceptimit shqisor, karakterizohet nga liria. Nė kėtė kuptim, koncepti i lirisė, ashtu si dhe ideja e unit dhe e Zotit, ėshtė njė ide rregullatore. Aty nuk mund tė ketė asnjėherė prova demonstrative, qė tė tregojnė se njeriu ėshtė i lirė apo se Zoti ekziston, sepse kėto na ēojnė pėrtej kufijve tė pėrvojės shqisore, ku kategoritė e mendjes nuk kanė tė dhėna mbi tė cilat mund tė veprojnė.


Provat e ekzistencės sė Zotit
Argumenti i tij kundėr provės ontologjike ka tė bėjė me atė se ajo ėshtė e gjitha njė ushtrim verbal, sepse baza e kėsaj prove ėshtė pohimi se, pėrderisa kemi njė ide pėr ekzistencėn e qenies mė tė pėrsosur, do tė jetė kontradiktore tė themi se njė qenie e tillė nuk ekziston. Njė mospranim i tillė do tė jetė kontradiktor, sepse koncepti i njė qenieje tė pėrsosur, pėrfshin nė mėnyrė tė domosdoshme predikatin e ekzistencės. Njė qenie, qė ėshtė dhe qė nuk ekziston, zor se mund tė konsiderohet e pėrsosur. Por Kanti kėmbėngulte se kjo vijė arsyetimi ėshtė ‘marrė nga gjykimet dhe jo nga objektet dhe ekzistenca e tyre’; se ideja e Zotit ėshtė krijuar qė tė kemi predikatin ekzistencė duke pėrshtatur thjesht konceptet nė mėnyrė tė tillė, qė shkenca tė pėrfshihet nė idenė e qenies sė pėrsosur. Ky argument nuk tregon, pse ėshtė e domosdoshme tė kemi subjektin Zot. Do tė ishte kontradiktore qė, nė qoftėse njė qenie e pėrsosur do tė ekzistonte ne tė mohonim qė ajo do tė kishte fuqi tė pakufizuar. Por, tė themi se ne shmangim kontradiktėn, duke rėnė dakord se kjo qenie supreme ėshtė e plotfuqishme, kjo nuk tregon se njė qenie e tillė ekziston. Mė tej, mohimi i ekzistencės sė Zotit, nuk ėshtė thjesht mohimi i njė predikati, por braktisja e subjektit dhe si rrjedhim i tė gjitha predikateve tė tjerė, qė shkojnė me tė. “nė qoftė se ne mohojmė subjektin dhe predikatin, kontradikta nuk ekziston mė, sepse nuk ka asgjė qė tė krijojė kontradiktėn”. Kanti konkludonte mė pas se tė gjitha mundimet dhe puna me provat e famshme ontologjike apo karteziane tė ekzistencės sė njė Qenieje Supreme, qė vjen vetėm nga konceptet, ėshtė njė harxhim pune dhe mundimi. Njė njeri, gjithashtu, mund tė dojė ta pasurojė njohjen me ndihmėn e ideve tė thjeshta, ashtu si njė tregtar kėrkon ta rrisė mirėqenien, duke shtuar numrin e zerovo nė llogarinė e tij”.
Ndėrsa prova ontologjike fillon me njė ide (tė qenies sė pėrsosur), prova kozmologjike e ‘ka bazėn e saj nė pėrvojė’, sepse kjo do tė thotė, ‘se unė ekzistoj, atėherė, njė qenie absolutisht e domosdoshme ekziston’, mbi supozimin se, nė qoftė se gjithēka ekziston, njė qenie absolutisht e domosdoshme, gjithashtu duhet tė ekzistojė. Mbrenda realitetit tė pėrvojės shqisore, ėshtė legjitime t’i referohesh njė shkaku pėr ēdo ngjarje, por ‘parimi i shkakut nė kėtė rast nuk ka as kuptim dhe as kritere, sepse zbatimet e tij zėnė vend vetėm nė botėn e ndijimeve’. Argumenti kozmologjik nuk mund tė na drejtojė ne me siguri tek shkaku i parė i gjithė sendeve, sepse, e shumta qė ne mund tė nxjerrim nga eksperienca jonė pėr sendet, ėshtė ideja rregulluese e Zotit. Nėse vėrtet ekziston njė qenie e tillė, qė ėshtė baza e tė gjitha sendeve, atėherė ngrihet e njėjta pyetje pėr argumentin ontologjik dhe pikėrisht ai qė: a mundemi ne tė bashkojmė me sukses tė ēarėn ndėrmjet idesė sonė pėr njė qenie tė pėrsosur dhe provave demonstrative tė ekzistencės sė saj.
Nė mėnyrė tė ngjashme, argument teologjik fillon me metoda bindėse tė konsiderueshme, sepse thotė qė ‘kudo nė botė ne gjejmė shenja tė qarta tė rregullit, i cili ėshtė vendosur nė pėrputhje me njė qėllim tė caktuar… Sendet e ndryshme nuk nund tė bashkėpunonin nė mėnyrė kaq tė pėrsosur pėr tė pėrshtatur mjetet e ndryshėm nė pėrmbushjen e qėllimeve tė pėrcaktuar dhe sigurisht nuk ka qenė rregullo o parimeve racional, ai qė i zgjodhi dhe i pėrshtati sendet pėr kėtė qėllim’. Kėtij argument Kanti i pėrgjigjet se kjo mund tė nėnkuptojė shumė mirė qė ekzistenca jonė pėr rregullin e vendosur nė botė sugjeron njė rregullvėnės; pork y rregull nuk tregon se gjithė lėnda, qė ndodhet nė botė, nuk mund tė ekzistojė pa njė rregullvėnės tė tillė. E shumta qė mund tė provojė ky argument i krijuesit, thoshte Kanti, “ėshtė ideja e njė arkitekti tė botės, i cili gjithmonė ndesh shumė vėshtirėsi nė pėrshtatjen e materialit mbi tė cilin punon; dhe jo idenė e njė krijuesi botėror, pėr tė cilin gjithēka ėshtė njė subjekt”. Kanti mė pas arrin nė pėrfundimin se ne nuk mund tė pėrdorim, pėr tė vėrtetuar ekzistencėn e Zotit, ide transcendentale apo parime teorike tė cilėt nuk kanė zbatim pėrtej fushės sė pėrvojės shqisore.
Nga metodat kritike tė Kantit rreth ‘provave’, del gjithashtu se ashtu siē mund tė provojmė ekzistencėn e Zotit, po ashtu nuk mund tė themi se Zoti nuk ekziston. Pra, pėrderisa ekzistenca e Zotit nuk mund tė provohet efektivisht me anėn e arsyetimit teorik, tė cilin Kanti e trajtoi kaq shumė, pėr tė treguar se ka vend vetėm pėr ekzistencėn shqisore, atėherė disa anė tė tjera tė arsyetimit duhet tė shikohen si burime pėr idenė e Zotit. Kėshtu, ideja e Zotit ka rėndėsi nė filozofinė e Kantit, ashtu si edhe idetė e tjera rregulluese.
ARSYEJA PRAKTIKE
Pėrveē ‘perėndive qiellor lart’ ekziston, gjithashtu, edhe ‘ligji moral poshtė’, i cili shtronte pėr Kantin njė sėrė pikėpyetjesh. Arsyeja ėshtė, pra, ajo qė ka interes si pėr objektet ashtu edhe pėr sjelljet praktike. Por, ‘sė fundi ekziston vetėm njė lloj arsyeje, e cila duhet tė dallohet nė zbatimin e saj, ‘thotė Kanti; dhe nė objektivat e arsyes, ‘e para ėshtė njohja teorike dhe e dyta ėshtė njohja praktike racionale’.
Tendenca e mendimit shkencor, e periudhės sė Kantit, ishte qė tė identifikonte realitetin me atė qė ne njihnim nga pėrvoja shqisore apo shfaqja e objekteve. Nė qoftė se ky do tė ishte njė pėrshkrim i drejtė i realitetit, njohja do tė konsistonte vetėm nė shumėllojshmėrinė e kuptimeve shqisore, tė cilat lidhen me njėra-tjetrėn vetėm nga shkakėsia. Atėherė realiteti do tė shikohej si njė mekanizėm i madh, ku ēdo veprim i tij ėshtė product i shkaqeve tė mėparshėm dhe njeriu do tė dukej po ashtu si njė pjesė e kėtij sistemi mekanik. Nė qoftė se do tė ishte kėshtu, thotė Kanti ‘unė nuk mund tė them, pa rėnė nė kontradiktė, njė gjė tė qartė dhe tė vemte, pėr shembull, qė shpirti njerėzor ka vullnet tė lirė, dhe akoma mė tej, ėshtė subjekt i domosdoshmėrisė natyrore; d.m.th nuk ėshtė i lirė’.
Morali bėhet i mundshėm sepse edhe nė qoftėse nuk mund t’i njohim sendet nė vetvete, apo objektet nė fushėn noumenale, ‘ne duhet tė qėndrojmė nė atė qė tė paktėn t’i mendojmė ata si objekte nė vetvete, ndryshe ne do tė biem nė pėrfundime absurde, se ekziston shfaqja, pa pasur asgjė pėr t’u shfaqur’. Por, nė qoftė se kritika jonė nuk gabon kur na mėson qė objektet (pėr shembull qeniet njerėzore), duhen kuptuar nė njė sens tė dyfishtė; dhe pikėrisht nė atė tė shfaqjes dhe tė sendit nė vetvete… atėherė nuk lind kontradikta nė supozimin se nė shfaqje ekziston njė vullnet i vetėm dhe i njėjtė, qė shprehet nė veprimet e dukshme, qė janė domosdoshmėrisht subjekte tė ligjit natyror dhe si rrjedhim nuk janė tė lirė, ndėrsa nga ana tjetėr, ata qė i pėrkasin sendeve nė vetvete, nuk janė subjekte tė ligjit, por janė tė lirė’. Pėr tė qenė tė saktė, duhet tė themi se shpirti i objekteve nuk mund tė njihet si i lirė, duke pėrdorur arsyen teorike. ‘Por, megjithėse unė nuk mund ta njoh, pėrsėri mund ta mendoj lirinė…’



Bazat e njohjes morale.
Sipas Kantit, detyra morale e filozofisė ėshtė tė zbulojė se si mund tė arrijmė tek parimet e sjelljes, tė cilėt shtrihen tek tė gjithė njerėzit. Ai ishte i sigurt, se ne nuk mund t’i arrijmė kėto parime thjesht duke studjuar sjelljes aktuale tė njerėzve, sepse njė studim i tillė do tė na japė njė informacion antropologjik interesant pėr mėnyrėn se s njerėzit sillen dhe jo pėr atė se si ata duhet tė sillen.
Pėr Kantin, gjykimi moral, qė ‘ne duhet tė tregojmė tė vėrtetėn’ ėshtė nė parim i njėjtė me gjykimin shkencor se tė dyja kėto gjykime vijnė nga arsyeja dhe jo nga objektet qė ne ndeshim nė pėrvojė. Ashtu si arsyeja teorike sjell kategorinė e shkaqeve tek objektet e dukshėm dhe mė pas shpjegon procesin e ndryshimit tė tyre, po kėshtu arsyeja praktike sjell nė ēdo situatė konceptin e detyrės dhe tė asja qė duhet. Pėrvoja, nė tė dyja rastet ėshtė mundėsia qė shtyn mendjen tė mendojė nė mėnyrė tė pėrgjithshme. Kur ne ndeshim njė shembull ndryshimi, mendja sjell tek kjo ngjarje kategorinė e shkaqeve, tė cilėt i japin asaj mundėsinė tė shpjegojė lidhjen midis shkakut dhe pasojės jo vetėm nė kėtė rast, por nė tė gjitha rastet e ndryshimeve. Nė mėnyrė tė ngjashme, nė pėrbėrjen e marrėdhėnieve njerėzore, arsyeja praktike ėshtė e aftė tė pėrcaktojė se si ne duhet tė sillemi jo vetėm nė kėtė rast, por gjithmonė, duke vendosur atė qė duhet tė jetė parim i sjelljes sonė. Si njohja shkencore ashtu edhe ajo morale janė mbėshtetur mbi gjykime apriori.
Mė tej, morali pėr Kantin ėshtė concept racional, qė ka tė bėjė me vetėdijen qė ne kemi pėr rregullat apo ‘ligjet’, tė cilėt i konsiderojmė si universal si dhe tė domosdoshėm.
Morali dhe racionalizmi.
Si njė qenie rascionale, thoshte Kanti, unė nuk pyes vetėm ‘ēfarė do tė bė unė?’, por jam gjithashtu i ndėrgjegjshėm qė ndodhem nė njė detyrim pėr tė vepruar nė njė mėnyrė tė caktuar, sepse ‘duhet’ tė bėj diēka. Kur une mendoj pėr diēka qė duhet tė bėjnė tė gjitha qeniet racionale, sepse nė qoftė se njė ligj apo rregull moral ėshtė i vlefshėm pėr mua si njė qenie racionale, atėherė ai duhet tė jetė i vlefshėm pėr tė gjitha qeniet racionale. Mė tej, njė provė e madhe e njė veprimi tė mirė moral ėshtė nėse parimet e tij mund tė zbatohen nga tė gjitha qeniet racionale dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme. Filozofia morale merret me kėrkimin e kėtyre parimeve, tė cilėt zbatohen nga tė gjitha qeniet racionale dhe na udhėheqin drejt asaj sjelljeje qė ne e quajm tė mirė.
E mira e pėrcaktuar si vullnet i mirė.
Kanti thoshte se “asgjė tė cilėn ne e quajmė tė mirė, nuk mund tė kuptohet si mbrenda edhe jasht botės, pa pasur kritere. Kėtu bėn pėrjashtim vetėm vullneti i mirė. Ai duhej tė pranonte, gjithashtu, se mund tė konsideorhen tė mira, pėr shembull pėrmbajtja e pasioneve etj., “por pėrsėri atom und tė quhen tė mira me rezerva, sepse pa parimet e vullnetit tė mirė, atom und tė bėhen vėrtet tė kėqija. Ideja kryesore e Kantit, nė kėtė drejtim, ishte se thelbi i veprimeve tė mira morale ėshtė ai parim ku njė person mbėshtetet kur ai dėshiron njė veprim. “Vullneti i mirė ėshtė i tillė jo pėr atė qė ai shkakton apo kryen dhe as sepse ėshtė i dobishėm nė arritjen e disa qėllimeve tė caktuara, por vetėm se pėrmban vullnetin, i cili ėshtė i mirė nė vetvete.
Njė qenie racionale pėrpiqet tė bėjė atė qė duhet tė bėjė, dhe Kanti e dallonte nga veprimet qė njė njeri bėn i nisur nga prirjet qė ai ka ose nga interest vetiak. Ne tė gjithė mund tė bėjmė dallimin midis kėtyre dy motiveve, sepse tė veprosh i mbėshtetur tek prirjet apo interest vetiak, pėr ne do tė thotė tė jesh nė njė nivel tjeter moral, i cili vepron jashtė detyrave tė ligjit moral. Arsyeja pse Kanti pėrcakton si njė gjendje fillestare thėnien qė ‘vullneti i mirė ėshtė i tillė jo pėr atė qė kryen’ , ėshtė se ai do tė theksojė rolin mbizotėrues tė vullnetit nė moral. “Vendi i vlerave morale ėshtė tej vullneti, dhe vullneti i mirė ėshtė ai qė vepron jashtė konceptit detyrė.
Detyra nėnkupton qė ne jemi nėn disa lloje detyrimesh tė njė ligji moral dhe Kanti thotė qė si qenie racionale ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kėto lloj detyrimesh, tė cilėt vijnė tek ne nė formė imperative. Jo tė gjithė kėto detyrime dhe urhdėra janė tė lidhur me moralin, sepse jo nė ēdo rast ato ju detyrohen tė gjithė njerėzve dhe, akoma mė tej, atyre ju mungon cilėsia e sė pėrgjithshmes qė kėrkohet nga njė rregull moral. Nė qoftėse ne duam tė ndėrtojmė njė urė qė tė bashkojė dy brigjet, duhet tė pėrdorim materie tė njė fortėsie tė caktuar. Por, ne mund tė mos ndėrtojmė patjetėr urė. Sepse mund tė hapim dhe njė tunel apo tė pėrdorim njė varkė pėr tė dalė nė bregun tjetėr. Nė mėnyrė tė ngjashme ekzistojnė imperativ tė tillė tė kujdesshėm, tė cilėt thonė pėr shembull qė, nė qoftėse dua tė jem popullor me njerėz tė caktuar, atėherė unė duhet tė them apo tė bėj disa gjėra tė caktuara. Por pėrsėri ky nuk ėshtė njė kushtabsolutisht i domosdoshėm, qė unė tė arrij popullaritetin. Imperativėt teknik dhe tė kujdesshėm i quajm mė tej hipotetik, sepse ato na drejtojnė vetėm nė qoftė se vendosim qė tė hyjmė nė sferėn e veprimit tė tyre.
Imperativi kategorik.
Ndryshe nga imperativi teknik dhe i kujdesshėm, i cili ėshtė hipotetik nė natyrė, morali i vėrtetė imperativ ėshtė kategorik. Ky lloj detyrimi kategorik zbatohet tek tė gjithė njerėzit dhe drejton ‘njė veprim sit ė domosdoshėm pa pasur parasysh arritjen e njė qėllimi pėrfundimtar, dhe, si i tillė, quhet domosdoshmėri objektive. Ky drejton sjellje tė caktuara nė mėnyrė tė menjėhershme, pa pasur pėr to asnjė qėllim ose kusht tjetėr. Quhet kategorik, pasi zbatohet tek tė gjitha qeniet njerėzore dhe ėshtė imperativ, pasi ky ėshtė pasrimi spas tė cilit ne duhet tė veprojmė. Formulimi baze i imperativit kategorik ėshtė ky: ‘vepro vetėm nė atė mėnyrė qė maksima e vullnetit tėnd tė jetė dhe parim i legjislacionit tė pėrgjithshėm”.
Pėr tė ilustruar se si detyrimet kategorike na aftėsonin ne tė zbulonim detyrat tona morale, Kanti jep shembullin e mėposhtėm: Njė njeri ‘u gjet i shtrėnguar, nga nevoja, qė tė merrte para hua. Ai e dinte qė nuk do tė mundte t’i kthente ato, por gjithashtu shihte se askush nuk do t’i jepte borxh, nė qoftė se nuk do tė premtonte fuqimisht qė do t’i kthente paratė nė njė kohė tė caktuar. Ai dėshironte tė bėnte kėtė premtim, por ishte akoma aq i ndėrgjegjshėm, sat ė pyeste veten: A nuk ėshtė e paligjshme dhe e paqėndrueshme tė kapėrcesh vėshtirėsitė nė kėtė mėnyrė? Megjithate, tė supozojmė se si ai vendosi tė vepronte mė sipėr, atėherė maksima e veprimeve tė tij do tė shprehej kėshtu: kur unė shikoj se kam nevojė pėr para, do t’i marr ato hua, duke premtuar se do t’i kthej, pamvarėsisht se e di qė kurrė nuk kam pėr t’i kthyer. Tani ky parim i sė mirės tėnde apo i avantazheve tė tua personale mund tė qėllojė qė tė bėhet i vazhdueshėm nė tė ardhmen tėnde, por tani pyetja ėshtė: A ėshtė kjo e drejtė? Atėherė unė po ndėrroj sugjerimin nga e mira perosnale nė atė tė ligjit universal dhe do ta bėj pyetjen nė kėtė mėnyrė: Si do tė ndodhte sikur maksima ime tė bėhej ligj universal? Atėherė do tė shikoja se veprimi im nuk afrohet aspak me ligjin e pėrgjithshėm natyror, por pėrkundrazi e kundėrshton atė. Po tė supozonim se ligji universal do tė ishte i tillė, qė kushdo, qė do tė shikonte veten nė vėshtirėsi, do tė premtonte gjithēka qė do t’i pėlqente me idenė qė tė mos e mbante premtimin, atėherė premtimi vetė do tė bėhej i pamundur, sepse kushdo do ta quante atė sikur asgjė nuk i ishte premtuar dhe do tė tallej me njė thėnie tė tillė, duke e quajtur atė njė shtrirje tė kotė’.
Nė qoftėse ndokush do tė pyeste ende se pėrse ai duhej tė tregonte tė vėrtetėn apo pse duhej tė shmangte kontradiktėn qė ndeshej me premtimin fals Kanti pėrgjigjej se ka diēka mbrenda qenieve njerėzore, qė i bėn ato tė qėndrueshėm dhe tė prėkshėm po tė trajtohen si objekte dhe jo si individ. Ajo, qė na bėn individ ėshtė racionalizmi ynė, dhe tė jesh individ apo qenie racionale, nėnkupton njė qėllim nė vetvete. Ne bėhemi objekte kur dikush na pėrdor si mjet pėr qėllime tė tjera, si dhe kur na gėnjen; por sa do i rėndėsishėm tė jetė ky lloj funskioni, ne megjithate e konsiderojmė veten plotėsisht tė vlefshėm si individ. Tė gjithė njerėzit, kudo qė ndodhen, duan tė konsiderohen persona dhe jo objekte pėr tė njėjtėn arsye qė dua edhe unė dhe, ky pohim i vlerės absolute tė individit na ēon drejt njė formulimi tė drejtė pėr imperativin kategorik, i cili thotė: vepro nė atė mėnyrė qė ta trajtosh njerėzoren, qoftė nė vetveten tėnde apo tek njerėzit e tjerė, duke e parė nė tė gjitha rastet si njė qėllim dhe asnjėherė thjesht si njė mjet.
Kanti flet pėr pavarėsinė vullnetare qė ēdo individ nėpėrmjet veprimit tė tij tė vullnetshėm, legalizon ligjin moral. Ai dallon autonominė nga heteronomia, pėrcaktimin nga dikush apo diēka ndryshe nga vetja. Kėshtu, njė vullnet heteronom ėshtė influencuar apo madje edhe pėrcaktuar nga dėshira apo prirjet.
Postulatet morale.
Kanti nuk mendonte se ishte e mundur tė pranohej se Zoti ekzistonte dhe se vullneti njerėzor ėshtė i lirė. Si mundet qė njė person tė jetė pėrgjegjės apo tė ketė njė detyrė, nė qoftėse ai nuk ėshtė i aftė apo i lirė tė pėrmbush detyrėn e tij nė pėrgjigje tė kėrkesave morale? Liria duhet tė pranohet ashtu siē ėshtė dhe si e tillė ajo ėshtė postulate i parė moral.
Pėr Kantin, postulate i dytė moral ishte pavdekėsia. Vija e arsyetimit, nga e cila Kanti u nis pėr tė pėrkufizuar pavdekėsinė, fillon me konceptin e tij pėr tė mirėn supreme. Megjithėse virtyti ėshtė njė e mirė supreme, ne si qenie racionale jemi plotėsisht tė kėnaqur vetėm kur arrihet njė paralelizėm midis virtytit dhe lumturisė. Kanti kėmbėngulte, se ligji moral na drejton tė veprojmė nė njė lloj mėnyre, jo qė tė bėhemi tė lumtur, por qė veprimet tona tė jenė tė drejta. Nė qoftėse ne do tė jemi nė kufijtė e pėrvojės njerėzore tė kėsaj bote, do tė duket e pamundur tė arrihet e mira supreme me tė gjithė plotėsinė e saj. Ndėrkohė qė ligji moral na kėrkon qė tė shkojmė drejt sė mirės supreme dhe kjo nėnkupton njė progres tė papėrcaktuar drejt kėtij ideali, ‘por ky progres i pafundėm ėshtė i mundur vetėm nė supozimet e tė njėjtave qenie racionale me zgjatje tė pafundme ekzistence dhe personaliteti; e cila ėshtė quajtur pavdekėsi e shpirtit’.
Univesi moral, po ashtu na detyron ne tė pėrkufizojmė ekzistencėn e Zotit, si bazė pėr lidhjen e domosdoshme qė duhet tė vendoset midis virtytit dhe lumturisė. Pėrderisa ne, tė nisur nga koncepti i sė mirės supreme arrijmė nė pėrfundimin, se virtyti dhe lumturia duhet tė shkojnė sė bashku, duhet tė pėrkufizojmė ‘ekzistencėn e njė shkaku pėr tė gjithė natyrėn nė tė cilėn pėrfshihet baza e jėsah lidhjeje dhe pikėrisht harmonia e plotė ndėrmjet lumturisė dhe moralit’. Kėshtu, ‘ėshtė moralisht e domoasoshme tė pohojmė ekzistencėn e Zotit’. Kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė kemi moral pa besim, sepse Kanti tashmė ka treguar, qė njė njeri mund t’i dallojė detyrat e tij morale pa njohur idenė e Zotit, dhe qė ai duhet t’i bindet ligjit thjesht pėr respekt tė ligjit, ‘ pėr hirė tė detyrės’. Kanti thotė: se ‘pėrmes idesė tė sė mirės supreme si njė objekt dhe qėllim final i arsyes sė pastėr praktike, ligjet morale na ēojnė drejt besimit, qė do tė thotė t’i njohėsh tė gjitha detyrat si urdhėra tė shenjtė dhe jo si detyrime, qė duken jo si urdhėra tė vullnetit tė huaj, por si ligje themelore, qė mbajnė lirinė nė vetvete, tė cilėt duhet parė nėn komandėn e njė Qenie Supreme, sepse ajo ėshtė e vetmja qė ėshtė e pėrsosur moralisht dhe nė tė njėjtėn kohė me njė vullnet tė plotfuqishėm… nėpėrmjet tė cilit ne shpresojmė tė fitojmė tė mirėn supreme, tė cilėn ligji moral e bėn atė detyrėn tonė dhe objekt tė sjelljeve tona’.





 |  Copyright © 2008 njefjale.com  |  Design by B