SOCIOLOGJI FILOZOFI FEJA FORUMI KRIJIME FOTOALBUMI MUZIKĖ
Menu
Login
Username:

Password:


Lost Password?

Register now!
Themes

(3 themes)


Filozofi : DUART LART !!!
on 2009/7/14 20:47:08 (343 reads)

Njėherė e nė njė kohė, kusarėt e Qytetit tė Parė tė Botės, pasi u pasuruan mjaft, vendosėn tė rregullonin jetėn e tyre. Qerthulluan, pra, tė varfėrit e qytetit e, pasi i mblodhėn te sheshi kryesor, i urdhėruan: “Duart lart! Nuk kemi ndėrmend t’ju rrėmbjejmė as lopatat, as kazmat, as qeset, as trastat ku mbani bukė e djathė, as kėmishėt tuaja zhele – zhele plot morra, as kasollat pa dysheme, ku hyn ujėt nga tė katėr anėt. Jeni tė lirė!...

Njėherė e nė njė kohė, kusarėt e Qytetit tė Parė tė Botės, pasi u pasuruan mjaft, vendosėn tė rregullonin jetėn e tyre. Qerthulluan, pra, tė varfėrit e qytetit e, pasi i mblodhėn te sheshi kryesor, i urdhėruan: “Duart lart! Nuk kemi ndėrmend t’ju rrėmbjejmė as lopatat, as kazmat, as qeset, as trastat ku mbani bukė e djathė, as kėmishėt tuaja zhele – zhele plot morra, as kasollat pa dysheme, ku hyn ujėt nga tė katėr anėt. Jeni tė lirė! Jeni tė lirė tė jetoni sipas qejfit, tė fitoni, tė kurseni, tė pini e tė bėheni xurxull, tė kėrceni, tė shumoheni dhe tė vdisni. Ne do ju predikojmė tė vėrtetėn! Do ju falim njė fantazi tė pasur e njė zemėr tė ndjeshme. Do ju japin edhe shpirt tė pavdekshėm. Dhe kujt t’i pėlqejė, mund tė shkruajė vjersha ose tė zbulojė teorira tė reja, tė fitojė famė e lavdi. Ju do tė jeni popull i plotfuqishėm. Ne vetėm do t’ju qeverisim! Ne do ju sigurojmė punė – kur tė ketė… dhe, natyrisht, frytet e punės do t’i marrim ne. E qė tė mos dyshoni se ndoshta ne do ju bėjmė ndonjė padrejtėsi, bashkė me ju, edhe ne do t’i paguajmė njė lloj takes shtetit, do me thėnė vetes tonė! E jo vetėm kaq. Edhe ne, edhe ju do tė kemi mbi kokė po ata Perėndi, tė cilėt do t’ju japin pėrditė urdhėr tė punoni e tė mos hani, dhe ne tė rrimė gjithė ditėn e ditės e do hamė sat ė ngopemi. Edhe ju, edhe ne do tė kemi po ato ligje qė do t’i kurdisim ne e qė pastaj ju do t’i aprovoni me anė tė votimit si deputetė e do t’i zbatoni si gjykatės kundėr vetes suaj. Po vazhdojmė. Me qėllim qė tė mos na futen nė vatan kusarė e hajdutė nga vende tė huaja e nga dete tė largėt, qė mund t’ju rrėmbejnė bukėn e gojės e t’ju marrin me vete gratė e fėmijėt tuaj, ne do ju armatosim e do ju stėrvitim qė tė jeni nė gjendje tė mbroni perėnditė tuaja, veten tuaj dhe zotėrinė tonė, d.m.th Atdheun. Jut ė vrisni e tė vriteni qė tė rrojmė ne. Dhe, meqenėse ju vetė kurr nuk fo tė jeni nė gjendje tė mendoni e tė gjeni cili ėshtė interesi juaj, qė tė mund tė mbroni veten, do t’ju detyrojmė ne tė bėni njė gjė tė tillė me pahir. Duart lart! Vetėm njė gjė ju ndalojmė. Nė asnjė mėnyrė tė mos vidhni njėri – tjetrin, sepse pastaj mėsoheni e mund tė na vidhni edhe ne.





 |  Copyright © 2008 njefjale.com  |  Design by B