SOCIOLOGJI FILOZOFI FEJA FORUMI KRIJIME FOTOALBUMI MUZIKĖ
Menu
Login
Username:

Password:


Lost Password?

Register now!
Themes

(3 themes)


Krijime : NJE FJALE
on 2008/12/11 16:15:35 (480 reads)

“Shpirti ėshtė njė mbretėri, poeti ėshtė endacak qė shkon prej mbretėrie nė mbretėri sa pėr tė kėrkuar njė copė buzėqeshje”.




Njė fjalė


poezi










Ibraim Bakiji












“Shpirti ėshtė njė mbretėri, poeti ėshtė endacak qė shkon prej mbretėrie nė mbretėri sa pėr tė kėrkuar njė copė buzėqeshje”.



njė fjalė

njė dorė plakė rrėfen heshtjen
njė xixė nga sytė botėn ndritė
njė buzėqeshje rrezet hijeshon
njė fjalė

njė fjalė
kthen kokėn kohėn shikon
gjėrat pa emėr
natėn
jetėn e mallkon

njė serenatė si kėmbanė vjen
vjen si trupi i pajetė
ēast i fundit a fillimit dora nuk e din
nuk din ajo se ē‘pret e vret
por e din pėr kė hesht
kė pėrcjell shumė mirė e din

nė gjunjė i lodhur
nė prag tė vdekjes kokėn teposht
pėrjetėsinė kėndon
ėshtė ēast qė tė harruarit e dijnė
ėshtė dora qė heshtjen rrėfen


si unė

njė ti e coptuar nga ofshama bartet
era shpirtėrat tej i ēon

njė botė e mbrapsht
prapėsinė mbrapsht e kthen

njė zemėr e vetme
zemrėn nė arrati lypė
njė unė njė ti njė …

pse thua s’je unė

nėse them

qajė dhe hesht
nė heshtje emrin ma ruaj
nė sy botėn shiko pa frikė

qajė e shih buzėqeshjen
frymėmarjen nė dėnesje mė mbaj
mė mbaj nė tė kaluarėn

qaj ti qaj
mė jep shpresė nga nemitja
ajrin mė jep
mė jep emrin qė kam
e mos ma thuaj shpesh


po
qaj
se sonte unė qaj me ty




si i thonė

na ėshtė njė lule
aromė e fllad parajse
vesė ēdoherė ka
bukurinė e saj
i ēmenduri e kupton



unė nuk them

unė nuk them dua
as shpirtė
as jetė
as lulevere

ėshtė universi grimcė
nga ajo qė unė urrej

andaj unė nuk them eja
vetėm shikoj
dhe lot nxjerri nga sytė



s’mėrzitemi

me mijėra heshtje shkelėm
dhe s’mėrzitemi nėse vdesim

sa lahuta na thyen
e na thonin fleni

ata
janė njė unė njė ti
janė ēdo fjalė
ēdo shtėpi

dhanė titull
e thanė
tė rrosh e tė vdesėsh njėherė
tė vdesėsh qė vdekjen ta harrosh

heu tė pavdekshėm
njė unė njė ti
nė vehte i ke…


ikja

dua tė ikė
si i marrė
tė ndjej lirinė
tė ndjej ajrin
dua tė ikė
si ujk
tė vrapoj nė shkretėtirė
tė jem mbret e rob
tė jem vetėm
tė ndjej heshtjen
por ndokush
mbi varrin tim po ecė
dua tė ikė

dėshirė

madrigale baladė…
kėngė shpirti do tė kėndoj
diell do t’isha bėrė
o natė me trup tė mbuluar
gjum do tė bėhem
tė t’kaploj pėr njė ēast

nė ėndėrr nė njė botė
bashk tė jemi aty tė rrojmė
si nė pėrrallat e pathėna
dėshirė e ytja tė bėhem
veē njė herė
tė mė plotėsosh ti si din e si don


malli shekullor

ti
djep i shurdhėt
erdha bekimin e artė ta marr
braktisa vehten tė gjitha qė i doja

nė ty
qė zhurmėn e madhe e risjella
mallin shekullor mora
ti djep i madh
i urtė


zjarr

stuhi
breshėr
zė i hidhėruar ndoshta
mall kurve e dorė madhėshtore
psherėtimė ofshamė

o njerėz
rrugės si pėr nė kalvarė
do tė vij
do tė vij se kam zjarr


lypėsit

mbi bardhėsi ėndrrash
mbi jastėkun me kadife
mbi patozin e pluhurosur
mbi heshtjen e harruar
mbi jetėn e mpirė
pafajsia me qetėsi i kthehet
nė dheun e vet trupi po i bėhet dhe


larg ėshtė dita

me njė fletė tė rrudhur tė zbehtė
me dorėn e freskėt plot vesė
shkon pena nė qytet tė zbrazėt
ku rrėfimet e zeza pėr shkronja vuajn

rrugėve plot damar pena shkon

ethet e mallit dhe tė heshtjes
djepin dorėn lumin udhėn
pėr shėrim i kėrkojnė

larg ėshtė qiriri ku libri hapur rrin
larg ėshtė dielli larg ėshtė dita
nė vend tė huaj
krejt ėshtė natė krejt ėshtė larg
si nė vend tė huaj
rrugėve plot damar

pritje

njė zė pritjen e thėret
guximshėm ēirret pas saj
tej maleve tė strukura si abe ajo i shfaqet
duvakun e natės dritė syri e shkoqė
dora e qetė shpirtin po e zbutė
madhėshtinė si e sėmurė po e vjell

pritje

nėse je i heshtur i shtrirė
ofshamė e shtrat ato le tė jenė

pritja si dhėndėrr po pritė
thuaj

nė tė pyesin kush je
thuaj nuk e di
dhe ec mbi dhera

nė tė pyesin nga je
hesht
vetėm ec mbi kohėra

nė tė pyesin ku shkon
i shiko nė sy dhe u thuaj
eshtrat e tė parėve kėrkoj
vehten ta gjej
andaj ec dhe ti me mua


kush mė pritė

kush mė pritė
si gjum pėr ėndėrr
kush mė gjen
si ėndėrr nė gjumė

i ri a i thinjur
si eros i ēmendur
sot a nesėr dje a sot
kush mė pritė

sot e nesėr dje e sot
shpirt a argjil
nė rudinė mbi atė varr tė freskėt
kush mė qanė



kitarė oh kitarė

mbi kitarė lotėt si vesa mbi gjelbėrim
dhe jeta e njė kėnge tė pakėnduar
mbi kitarė

valltarė tė mėrzitur nė ēdo hap
natė kudo e habi njashtu
dita sapo fjeti si foshnje

kitarė oh kitarė e nemitur
kėrko jetė pėr tingujt
shpirtit zėrin i rino
e mua mė gjej shtegun
kitarė


mė kot

sa e sa shkroi Shekspiri mė kot
mė kot Platoni urrente mėsuesin
Sokrati thente dhėmbė mė kot
Khajami mė kot kėrkonte ēupa e raki
mė kot Allan Po qante pėr Anabel Li-nė
sa pesimist ishte Shopenhaueri mė kot
mė kot tė gjithė vuajn e shkruajn

mė kot pse o zemra ime pyet
ndokush qanė ndokush shanė mė kot

mos e lexoni botėn mė kot


stili

tė lė lapsin
pak tė flej
nė ėndėrr lypsarė endacak
nė oborr tė njė mbreti
kėngėtar a palaēo tė bėhem

ta lė lapsin
zemrėn shpatė ta bėj
mėrzinė si mėkatar ta coptoj

sa shumė dua tė qaj
tė bėrtas tė ēmendem
ta lė lapsin pėrgjithmonė
nė ėndėrr lypsarė endacak
nė oborr tė njė mbreti
heu braktisje heu


asgjė

rrezet e diellit
notonin nė valėt e vogla tė detit
era freskonte trupat e tulatur
nė gjithė atė freski e qetėsi
vargjet e fundit hudhen nė ujė
ato edhe asgjė nga unė nė mos
rrėmbejnė diē

nė Jallovė s’i mori kush
nė Stamboll s’i priste njeri
endeshin nė pafajsinė e detit
nga larg dukeshin si treten
ato edhe asgjė tjetėr…

nė miliona njerėz ishin tė panjohur
e panjohur gjuha qė flisnin
ē‘humbje e madhe shfaqet
ato tė vjedhin…

natė e braktisur e vargjeve
ah
nė Jallovė a Stamboll s’u din kush varrin
ato edhe asgjė tjetėr nė mos
rrėmbejnė diē


ku je

ku jam kur tė duhem
kur trishtimi zgėrdhihet ku jemi

brenda mureve tė rrėnuara
drita e qiririt si nuse rrin
tymi sillet si nė valle
nė natyrė ēdo gjė e shtrirė e shkrirė

nėn ēatinė tashmė tė djegur
strehimi nuk ka vend
rrugės plot plagė u nisa
e kur tė duhem ku jam

ēdo udhė e shtrembėr duket
bėrtitje e sharje gjithkah
vloj e shaj me tė tjerėt
shpresat si lavire ikin

hije jam nėse dita larg ėshtė
nė tokė i shtrirė i shkrirė s’dua tė jem
nė udhė nė frymė nė plagė
kur tė duhem ku jam
ku je e ku tė kam

modesti

njė mirupafshim psherėtimthi tingėllon
ekoja tiktaket e orės shtyen me zort

njė mirupafshim nė trup pa fjalė
pa zbukurimin kur pa humnerė

nė nebulozė kohe tė ndaluar
akrepat kohėn po e shkyejnė
butėsisht po e shkyejnė kohėn





ulurimat e zogjėve lakmitarė
nė dėnesje e ulin
sikur duan ta qetėsojnė
nėpėr kohė e shpiejnė
sikur duan ta bėjnė mit
s’ka tė ndalur ky zė
as tė dalur jo

zė i ditės plot vrerė
nė shkak e pasojė
kėtu ėshtė me pikėpyetje
atje me pikėēuditėse

ulurimė
dėnesje
heshtje
shpirtė qė s’braktiset
qė ditėn si jetėn mbanė
qė jetėn tė mpakur e rritė
zėri i shpier nėpėr kohėra

erė e lot e heshtje

njė erė sjell njė lutje
dhe njė ikje si ēdoherė
lot rrjedhin si kėngė tė vjetėruara
e njė ofshamė mbulon botėn

nė fjalė tė lėshova
oh
me lutjen
era fjalėt i bartė

gjallėrimi lind heshtjen e madhe
e heshtja ofshamėn mbulon


rradhė gjaku

hije e egėr ti ec mbi nemitje
fishkėllimė vallėzo me mallin
fortunė jetėsohu ēka pret

tani
foshnja po dėgjon rrjedhėn e lumit gjak
shpirti qanė nėn hije tė zbehtė
djepi i vjetėr i papėrkundur
nė kokė tė lodhur
nė rradhė gjaku jeton
fortunė jetėsohu

rrudha pritjeje

flakė nė gjoks
nga zemėr e kallur ndritė

sy i pagjumė i skuqur
pėr ditėn jetė po bėhet

qiri i dhezur nga shpresa
hijen s’len tė zhduket

orė e thyer pėr toke
mplakjen s’len tė vijė

shpirti i ri plot rrudha
nga pritja qesh e qanė


leximi pėr jetė e ėndėrr

ėndėrra jetėn ndanė
nga jasht errėsira fle
kėtu drita zgjohet

yjet vallėzojnė me ėndrrėn
jeta lufton me dherat
befas eklipsa gjallėrohet
e rrėfimin si aromė lėshon

lutjet ku ecin

lumi

cigare pi e shkruaj
prehje asgjė mos thuaj
gėzim mall e vrerė
a e din ēka therrė

jeta dhe vdekja janė pa titull
nė kokė luan djall a engjull
e mira mėkati qetė s’tė lėnė
maleve trishtimthi vjen njė gjėmė

bukuria tė shfaqet si njė zanė
qeshjen qarjen lėri mėnjanė
tė thėrret zana nė ishull t’pashkelur
shpirti nuk shkon ėshtė i trembur

shkruaj cigare pi vuaj si unė
trėndafili dhe muzgu janė si lumė


mos

nėse thua
egėrsira mė pėrcjell
hudhe lapsin e ditėve dhe netėve
e mos shkruaj butėsi as egėrsi
mos

nėse thua
sfida s’njoh s’njoh askend
theje pasqyrėn e botės
mos shiko veten as tė tjerėt
mos

nėse thua
s’mė duhet kush
s’i duhem kujt
dil lakuriq rrugėve
dhe thuaj
jetoj kot sė koti


mundim me inatė

tė kujtoj se dua ta mundoj veten
dua qė sytė tė mė skuqen
e gjumi tė mė frikėsohet

sa i egėr qė dukem tani sa

tė kujtoj se mė dhimbsen ditėt netėt
udha kah kaluam mė dhimbset
dhe fjalėt qė pėr ty vrava mė dhimbsen

sa e egėr mė dukesh tani sa

tė kujtoj meqė s’dua tė t’kujtoj mė
se tė jam i largėt i huaj tė jam
e largėt tė ėshtė gjithēka e imja

sa tė egėr jemi sa tė egėr

labirinth

vrapim pa qėllim
rrotullim rreth vetes
jargė nė gojė
therra nė shpindė
dhėmbė tė mprehtė
britje ēirrje e ikje
copė toke pėr pakė pushim
kohėn ēdoherė mbrapa


tercinė

po tė shkruaj
ty tė vuaj
unė tė dua ti mos druaj


sa deshte

ca fjalė mashtrimi tė panjohura thua

errėsirė sa pėr tė mos parė ditėn
mėrzi sa pėr tė mė bėrė pesimist
dashuri sa pėr tė vuajtur
braktisje sa pėr tė qenė endacak
vetmi sa pėr tė folur me vetveten
pastaj ikje egėrsi

takim me vdekjen

udhėheqje engjujsh pėr ferr a parajsė
jetė pas vdekjes tė kėqijat t’i jetėsosh
kaq nga universi
ti thua kaq
sa them unė

pėrshėndetje

nga ofshama e tė ēmendurit zgjohesh
mėshirė kėrkon nga ky grusht mėkatari
rreth teje epitafe dyfjalėshe
fėrfėllimė qė zėra harrese bartė
britma foshnjeje nga larg dėgjon
me mendafsh lavireje lotėt largon
nė qytet tė zbrazėt vija jete tė ēojnė
nė rreth tė ngusht si nė valle tė hedhin
muzikė kosmosi pėr simfoni ke
me refrenin shkop plaku
mirėmbrėma lindje e pistė thua


shpėrblim muzgu

nė prehėr tė muzgut
jeta thinjet
unė mbylli sytė
nė prehėr tė muzgut

yjet varur rrijnė nė grahmat e vdekjes
njė shtrirje mbi njė rrasė guri
nė grahmat e vdekjes

pėrcjellje e gjith kėsaj madhėshtie
me fjalė qė s’thuhen dot
me ledhatim mashtrues
muzgu me zgjim shpėrblen agoninė
e unė mbylli sytė

ėmbėlsi e hidhėt

nė ēeltėrinė nė parajsė
lakuriq vrapon
nėn pemėn e Ademit dhe Havės
dita tė vijė pret

nga mollė e ndaluar
njė grimcė morėt
sa pėr tė gjallėruar dashurinė
sa pėr tė pėrjetėsuar dhembjet


shiqo psenė

shiko njė yll si kėputet nga madhėria
u bezdis sė ndenjuri atje
sa mallshėm ylberi tretet nga retė
si ia kan zili tė gjithė
sa ėmbėl valėt flejnė pa fllad
se flladi s’vjen mė dot
si venitet jasemini nė ēeltėrinė gėzimi
mos hesht i tha vaji

tretet cigarja nė tabakenė e harresės
e harresėn tė gjallė e mbajm unė dhe ti
shiko veten nė njė varr tė freskėt
njė epitaf njė fjalė vetėm njė lot
pse

pse pėrqafon gurin qė zemra tė tė ftohet
pse pyet veten e psenė shikon


tungjatjeta Niēe

mbi jetė ndodh gjithēka
qentė ecin ulurojnė lehin ikin
epitafet shkruhen lehtė shkurtė shpejt
vdekje mbi jetė ndoshta njerėz shumė
flasin qetė apo luten heshtin shikohen
hėna disi mė e ndritshme duket
vend i frikshėm shpresėshterrpė
agimi ēdoherė ėshtė i errėt i turbullt
ora akrepat i braktis i urren
mbi jetė e nė pritje
ndodh gjithēka dhe asgjė


ēdoherė s’duhen fjalė

sa shumė biseduam sa gjatė
sa ftohtė ishte sa nxehtė na vinte
sa errėsirė kishte sa mirė u shihnim
sa qetėsi brenda neve sa gjėmime sundonin
sa shumė biseduam dhe kurr s’mbaruam

ikėm edhe pse asnjėri nuk deshtėm
sėrish u pamė pak biseduam
u pamė edhe njėherė fare nuk folėm
sa nxehtė na vinte sa mirė u shihnim


ngushėllim

muzgu vdiq
errėsira qoftė mbi tė
ē‘ti bėsh
e tillė ėshtė jeta

muzgu vdiq
kush mbeti gjallė


sy vepre

sa sy tė bukur
sa tė shkruar janė
mė lejo t’i lexoj
ani pse s’mė shikojnė

le tė lotojnė le tė lahen
edhe mė mirė do t’i lexoj
lejo qė kryevepėr
sytė e tu tė bėhen

sa tė shkruar ishin

karrikė dhembjesh

nė atė kamerie
nė karriken ninulė
nė dhembje ulesh
nė rrugėn lėmsh shikon
muzgun e pret

zemra si cigare e dhezur
e harruar rrin e digjet
shpresat tym tė ikin
nė natėn pa fllad
dashuria hi tė mbetet
nga dorė e paprekur
dhe me lot tė dehin
tė endin nėpėr kujtime
tė lėnė tė shtrirė nė qosh tė njė bote

ti po ti
nė dhembjet karrikė
shtrihesh
e dehur mbyll sytė
dhe ėndrrėn pėrjetėsi e sjell


bisedė me hijen

fjalėt fund nuk gjejnė
ato vijnė e shkojnė
shiqojnė njėra tjetrėn
pėrshėndeten ikin

vetmia mė vret pa mėshirė pa arsye
i zbehur nė grahmat e vdekjes
qaj e humbi vezullim pėr ditėn


ringjallje kohe

kujtoj kohėn
mitin e djeshėm
tė gjallė s’e kam parė dot

shpirti endet hutohet
nėpėr rrugėn lėmsh fshihet e mbetet
heshtjen nė sy shikon
dhe gjallėrinė pret
pret gjithēkanė
asgjėnė gjenė

nektari

nė sytė e tu t’pafajshėm
dashuria ime u lėshua
e humbi deri nė vezullim

nė kraharorin tėnd t’mirėsisė
zemra ime pushoi

o kalkutė
dashuria si po thithet


ky fshat

nė kėtė fshat rrėnojė
nė kėtė fshat tulla pa vend
shpirtėrat vijnė e shkojnė
tė gjithė ndalen kėtu pyesin

vijnė e shkojnė edhe erėrat
shirėrat edhe ato shpesh vijnė
por dy varreza mu nė mes
presin e pėrcjellin gjithė tė tjerėt



na ishte njėherė…

netėt e gjata
tė nesėrmen s’e donin dot

ēuditė mrekullitė
rrėfimin shfrenojnė mallin gulfasin

ata shikohen
pse jo tė puthen si tė marrė
nė botėn e tyre s’ka turp as kufi jo

erdhi dita ata bėnin natė

i huaj ishte ajri
jeta
emrat
gjithēka e harruar u bė

rrėfim nė pluhur nata mbeti
dhe ēdokush e fillon…
na ishte njėherė
njė natė
qė tė nesėrmen s’e donte dot

pėr ty

sa e sa luleve aromėn u mora
sa e sa netė pamėshirshėm thinja
sa e sa udhė mizorisht shkela
sa e sa refrene pėr njė kėngė thash
sa e sa larg je sa afėr tė mbaj



Escape
I want to escape
as a madman
to feel the freedom
to feel the air
I want to escape
as a wolf
running in a desert
being king and a slave
being by my own
to feel the silence
but someone
is walking upon my grave
I want to escape

Copyright ©2004 Ibraim Nijazi Bakiji

www.poetry.com – ėshtė faqja ku mund tė gjeni Antologjinė ndėrkombėtare tė poezisė A Passionate Sky, (antologji nė tė cilėn ėshtė e botuar edhe kjo poezi).

ec

tė nesėrmen mos e godit me tė djeshmėn
mos pyet ē‘bėnė tė parėt
mos shkel mbi eshtra

ec drejt
me veten tėnde tė sotmen godit
mos kthe kokėn
ec drejt

kur tė thinjesh

kur tė thinjesh mė thirr
shpirtin tė ta laj buzėt tė t’i thaj mė prit

kur tė thinjesh mė thirr
mė gjen aty ku mė lave

kur tė thinjesh
tė thash se do tė vij
do t’pėrqafoj duart do t’i mpij
nė ėndėrr do jesh ti
kur tė thinjesh un s’do t’mund tė vij


hėna

sonte hėna ėshtė mė e ndritshme
saqė mė merr sytė
dhe smund tė vij tek ti

sonte ajo ėshtė shumė e bukur
mė don pėr vete
dhe as nuk jam tė ikė
as nuk jam tė rrij

sonte
ku ishe ti
gjer sa un flisja me hėnėn




kush

nė mijėra fytyra tė kėrkoj
tė gjej e sėrish pyes
kush je

mė shikoni tė gjithė me habi
pse pyes kur ju njoh

po
tash e kuptova

kush jam unė?



natyra

pse hesht
kur e din se heshtja mė ēmend
pse hesht kur e din se vdekja hesht mė mirė

unė shiqoj natyrėn dhe hesht
nga sytė e saj ylberi del mallshėm
mė magjeps e nga larg mė thėrret
nga madhėria unė vetėm shikoj dhe hesht
e s’lėvizi dot nga jeta

pse nuk e thua njė fjalė
e pastaj vdis nėse don
nėse don do tė vdes unė
do vdesim tė dy
po kur
pse

unė sėrish hesht dhe mbaj kokėn ulur
s’e dija ē’ndjenjė ėshtė ajo
ēfar magjie mė shtynė nė humnerėn e natyrės
e ajo duke qarė
nė dėnesje si para vdekjes
fliste me veten me mua fliste

pash ato ditė qė s’i patėm kurrė
mos hesht
thuaj veē njė fjalė
e nėse bėj gjum
mos bėfsha pa ty
eja e shtriu nė mua

natyra qanė si foshnje

pash puthjet qė kurr s’ti dhash
thuaj veē njė fjalė veē njė oh plase
se koha po mė dhemb se do iki
e mos mė ler tė shkoj i egėr
mė zbut me dashurinė qė ke
pash sytė qė kurrė s’ti pash
mos hesht mė shiko
pse hesht kur e din se vdekja hesht mė mirė

Mbrėmė

jam zbutje a egėrsirė
lehje qeni a kėngė zogu
ma thuaj ti
se unė s’flas se zėri mė ka ikur
u bezdisa nga llafet plot jargė

nėse me sy botėn nė zemėr shpova
ma thuaj ti
se s’pendohem pėr deliktin
as heshtjen s’dua ta bindi qė tė ikė
sonte u martova me tė

nėse tė pagėzova endacak mes yjeve
ma thuaj ti
se hėnėn me mallkim mbėshtolla
dhe netėve vajet u dhash

nėse kohėn nė sy pėshtyej
ma thuaj ti
se unė mbrėmė jetova

Mė jep diēka tė lexoj

Njė fjalė e varfėr ėshtė dita
Nata cfar rime po bėnė
Njė retiēencė…

Njė bezdisje nga nemitja po shoh si vjen
Gėzimi ka ulur kokėn dhe si hajdut po ikė
Po trishtimi si ogurzi para meje c’bėnė aty
Unė me durimin si kala pres tė mė rrėnojnė

Gjersa unė isha nė luftė me pritjen
Ti mė the
Mė jep dicka tė lexoj

Merre dashurinė
kush gjer sot s’e ka lexuar

Ėshtė libėr tepėr i mallshėm.

Mė ke borxh

Kur vdekja vjen
shumėēka mbetet pa thėnė
Sytė frikohem t’i mbyll se s’do i ēelė mė
Nga dora nuk lėshoj dashurinė se do tė ikė

I shikoj tė gjithė pėrreth
sa shumė mė shikojnė ata
Dua tė them…

Ti u afrove afėr dhe po dėgjoje
Unė mbylla sytė
Dy pika
veē dy pika lot ranė
Ti u afrove e mė pėshpėrite
Tė kam borxh njė puthje


Dikur

Kur zerin e priftit plot vajtim e degjon
Mos fol as mos pyet kush...
Qaj dhe degjo…

Kur daullet te bien dhe njerezit shkojne heshtaz
Ngjitu ne rradhe
Dhe mos fol gje prej gjeje


Kur te gjithe te thone
Ishte i mire…

Ti qaj e thuaj
Une
Une e kisha…

Jetė e pėrdalė

ti mėngjes i trishtė si trėndafil i dhunuar
mirmėngjesi
edhe ti
erė qė bartesh si fjalė pėrbuzėse
mirmėngjesi

diell me dy fytyra qė genjėn se botėn nxeh
tė pėrshėndes edhe ty
dhe ju o zogj qė ēirreni
edhe pėr ju
pėrshėndetje

ti mesditė si fėmij i fėlliqur
pse vjen kur nuk duhesh
dhe diell nė kup tė qiellit si armik mbi kokė
ē’po bėnė qė rrin i egėr

ti mbrėmje e mbėshtjellur me tė zezė
mos tė ka vdekur gjė dita
po pse i ke shuar yjet
vallė ke takim me hėnėn

eh
dhe shpirti si plak
shikon
trėndafilin
diellin
mesditėn
mbrėmjen
dhe lamtumirė jetė e pėrdalė
thot
e sytė mbyllė

uhe…

uhe ėshtė jeta
vdekja ėshtė njė uhe

dhe nėse lot tė dalin e zemra tė kallet
thuaj uhe
ajo ėshtė kejt ēka tė duhet

nėse buzėt tė dridhen e malli tė shtrėngon
thuaj uhe
aty ėshtė kejt ēka tė duhet

nėse zemra tė rrah shpejt nga puthjet e shumta
nga dashuria e madhe
uhe thuaj
ajo ėshtė kejt ēka tė duhet

nėse ke ulur kokėn dhe i kthen shpindėn ndokujt
uhe thuaj asgjė mė shumė
uhe ėshtė jeta
vdekja ėshtė njė uhe
uhe


ajo po shkon

kur tė gjithė po vijnė
ajo po ikė leht leht
po ikė ende pa ardhur

po ikė dhe unė nuk e shoh se ku shkon
s’mund ta pėrshėndes
s’mund tė ikė me tė
po ku se

ajo po ikė leht
sa heshtur po ikė ajo

me kujtimin e njė zėri prej engjulli
mė len
me lotėt qė kurr nuk m’i pa
me dėnesjen qė botėn trishtoj
me udhėn qė kurr nuk eca mė len

mė tha mė fal
vetėm kaq
heshta pėr njė ēast
veē dy pika lot mė ranė

fjalėt vdiqėn
se
ajo po ikė lehtė
po ikė ende pa ardhur

pse duhet titull

dashuria nuk ik me vitet
as dėshira pėr tė dashuruar kurr jo
shumė ėndrra lindin ēdo mbrėmje
unė ndoshta nė njėrėn isha aty
i paloja i ruaja sa ėmbėl sa gjallėrishėm
rradhitja dėshirat njė pas njė
jetėn e quajta pėrjetėsi ēmenduri e quajta
ēdo gjėje tė vdekur ethe i dhash

athua na takojnė dallgėt e jetės ndonjėherė si nė ėndėrr
rastėsisht edhe qoftė veē le tė na takojnė
drita po humb vezullimin ditė pėr ditė
trishtimi sa madhėrishėm sa butė troket nė derėn e jetės
ikja po fillon e po gjallėrohet sa leht
le tė vijnė tė gjitha s’ka dert jo u mėsuam me to
i bėmė hyzmet sikur moti s’i pamė
ndoshta rrijnė gjatė ndoshta shpejt ikin

dėshira pėr tė tė takuar ama kurr nuk vdes
jeto o zemėr se dita jote ėshtė dita jote
e nė daē mė shaj mė pėshtyj mė pėrbuz
nė daē mė mallko, veē njėherė mė puth.

trendafili

ma jep trėndafilin qė si buzėt tua ngjanė
ta ruaj
me lot ta ujis
me drite syri ta rris

ma jep trėndafilin qė aromėn tėnde mban
me lot ta laj
me dėnesje ta thaj
me jetėn time jetė t’i jap

ma jep trėndafilin o jetė e posaēelur
nė thellėsi zemre tė tė ruaj
me pėrjetėsi tė tė shkruaj…


Ti e din

kur njė ditė tė zymtė
zgjohesh
e kupton se kam vdekur
mos qaj

mos pyet njeri se si
as kur
as pse

mos qaj

mos kujto tė shkuarėn se ajo s’ėshtė
as tė ardhmen mos e mendo
unė s’e njoh

vėndo duvakun nė kokė
dhe lulet e nusėrisė merri
nisu udhės kah ecnim dikur
drejt varrit nisu
nė heshtje mė mbaj
mbaj lulet si mua dikur

kur aty tė arrijsh mos qaj
hesht e mė ruaj
hesht e mos qaj
qanė koha udha qanė

vėndoi lulet dhe hesht

mos pyet si
as kur
as pse
ti e din


befasia…


kur jeta vjen befas nė ty
ti qanė
s’njeh sfida
as frikė
as njeri s’njeh

kur jeta befas tė vjen
s’pyetesh nė do tė jetosh
kur befas tė vjen jeta
ti s’e din nga erdhe
as nga do shkosh
ti nuk e din se cila ėshtė rruga jote
as sa e gjatė ėshtė ajo
as nėse ėshtė e ndritur apo jo

kur jeta befas tė vjen…
vdekja si jeta
… befas tė vjen…






 |  Copyright © 2008 njefjale.com  |  Design by B